Dështon procesi, kush aplikon pas datës 7 qershor për kartë, rrezikon të mos e marrëNga Tema Një monitorim i procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, i realizuar nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri (European Movement in Albania
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dështon procesi, kush aplikon pas datës 7 qershor për kartë, rrezikon të mos e marrëNga TemaNjë monitorim i procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, i realizuar nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri (European Movement in Albania (EMA), financuar nga ambasada e ShBA në Shqipëri, arrin në përfundimin se situata e pajisjes me karta identiteti është shqetësuese. Hartuesit e këtij studimi u bëjnë thirrje politikanëve që të gjejnë një zgjidhje për të mos ngelur askush pa votuar.
Drejtuesit e kësaj lëvizjeje thonë se qytetarët kanë kohë gjer më datë 7 qershor për të aplikuar për karta identiteti, sepse më pas do jetë shumë e vështirë për t’u pajisur me të.
Në studim thuhet se problem mbetet mungesa e informacionit për këtë proces, sidomos në lidhje me rimbursimin e pagesës për kartën, frika se mos të dhënat personale abuzohen etj.
“Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga intervistat në terren rezulton se 90% e të intervistuarve nuk kanë informacion lidhur me mënyrën dhe masën e rimbursimit.
Funksionimi i komisionit për evidentimin e personave të komunitetit rom dhe të komunitetit egjiptian mbetet i paqartë dhe në mungesë totale transparence ndaj publikut. Anëtarët e komisionit do të paraqiten në shtëpitë e shtetasve me origjinë rome apo egjiptiane për të lëshuar vërtetime për marrjen e dokumenteve falas, e duke lënë kështu hapur mundësinë për abuzime.
Në bazë të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 në Shqipëri ekziston një organ i specializuar për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por që çuditërisht nuk është përfshirë në këtë proces.
Nga monitorimi në terren rezulton se një ndër problemet me të cilin përballen qytetarët gjatë aplikimit për letërnjoftimet elektronike është mungesa e energjisë elektrike, ndërprerja e internetit dhe mosfunksionimi i kompjuterëve apo i lexuesit elektronik të shenjave të gishtërinjve”, - theksojnë hartuesit e këtij studimi.
“U deshën plot 6 vjet e 3 muaj kohë për të nxjerrë aktin nënligjor përkatës, i cili do të vinte në zbatim ligjin “Për Gjendjen Civile” dhe do të fillonte procesin e pajisjes me dokumente identifikimi.
Kalimi i detyrës së pajisjes me karta nga ana e organeve shtetërore përkundrejt një kompanie private që do të ishte fituese e një procedure koncesioni do të përcaktonte edhe një kalim përgjegjësie për procesin te një operator privat duke zbehur përgjegjësinë shtetërore për procesin”, - thuhet në studim.
“Nga monitorimet, por njëkohësisht edhe nga intervistat e realizuara drejtpërdrejt me qytetarët, është evidentuar se ka patur raste ku të dhënat personale nuk janë të sakta, ku shpesh emrat ngatërrohen, qytetet ose komunat, ose nuk figurojnë të regjistruara ndryshimet e qendrave të banimit.
Problemet gramatikore, të cilat figurojnë në emrin apo mbiemrin e qytetarëve, janë ndër problemet e hasura më shpesh. Kështu, qytetarë të ndryshëm pohojnë se letërnjoftimet e tyre elektronike përmbajnë gabime gramatikore, pasi germa “dh” është përdorur në vend të “ll, më shumë problematike janë gabimet lidhur me germën “ë”, e cila është shkruar “e” dhe “ç” e shkruar “c”. Një element tjetër është edhe shkrimi me shkronjë të madhe i fshatit apo krahinës, ndërkohë që emri i qytetit shënohet me shkronjë të vogël”.
Sipas studimit, nga dëshmitë e marra drejtpërdrejt nga pyetësorët e realizuar me qytetarët në Tiranë rezulton se një pjesë e aplikimeve të kryera nga 27 janari dhe gjatë muajit shkurt kanë pasur probleme dhe ende nuk janë shpërndarë, megjithëse qytetarët janë paraqitur mesatarisht mbi 3-4 herë në zyrat e shpërndarjes, madje ka raste kur persona të caktuar janë paraqitur deri mbi 10 herë.
Gjetjet e studimit
- Procesi startoi shumë vonë, fillimisht vetëm në Tiranë në mesin e muajit janar dhe më vonë gradualisht në qytetet e tjera kryesore, në qytetet më të vogla dhe në komuna, ku ka akoma zyra të pahapura.
- Që me nisjen në janar të aplikimeve, procesi është shoqëruar me një fluks aktesh ligjore dhe nënligjore duke ndikuar negativisht në qartësinë dhe qëndrueshmërinë e tij.
- Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga intervistat në terren rezulton se 90% e të intervistuarve nuk kanë informacion lidhur me mënyrën dhe masën e rimbursimit.
- Funksionimi i komisionit për evidentimin e personave të komunitetit rom dhe të komunitetit egjiptian mbetet i paqartë dhe në mungesë totale transparence ndaj publikut. Anëtarët e komisionit do të paraqiten në shtëpitë të shtetasve me origjinë rome apo egjiptiane për të lëshuar vërtetime për marrjen e dokumenteve falas e duke lënë kështu hapur mundësinë për abuzime.
- Në bazë të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 në Shqipëri ekziston një organ i specializuar për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por që çuditërisht nuk është përfshirë në këtë proces.
- Nga monitorimi në terren rezulton se një ndër problemet me të cilat përballen qytetarët gjatë aplikimit për letërnjoftimet elektronike është mungesa e energjisë elektrike, ndërprerja e internetit dhe mosfunksionimi i kompjuterëve apo i lexuesit elektronik të shenjave të gishtërinjve.
- Qytetarët gjatë aplikimit për letërnjoftimet elektronike janë ndeshur më një problem shumë të rëndësishëm që lidhet me saktësinë e të dhënave personale.
- Kohëzgjatja më e shkurtër për tërheqjen e letërnjoftimit nga dita e aplikimit është 14 ditë, ndërsa më e gjata është 125 ditë nga dita e bërjes së aplikimit. Mesatarisht për qytetin e Tiranës kohëzgjatja për tërheqjen e letërnjoftimit elektronik është 40.7 ditë nga dita e aplikimit. Për qytetin e Durrësit është 26 ditë nga dita e kryerjes së aplikimit. Për qytetin e Shkodrës është 38 ditë nga dita e kryerjes së aplikimit.
- Situata lidhur me infrastrukturën lehtësuese që mundëson procesin e aplikimit për të gjithë individët pavarësisht kushteve të tyre fizike paraqitet problematike. Për qytetin e Tiranës rezulton se të moshuarit, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk kanë mundësi për të aksesuar zyrat e aplikimit dhe të shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike, të cilat ndodhen në katet e larta të godinave.
Rekomandime
- Ministria e Brendshme të evidentojë personat pa pasaportë që nuk kanë aplikuar ende, t’i publikojë këta emra dhe aty ku është e mundur dhe të njoftohen personalisht në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor që veprojnë në njësitë përkatëse.
- Të shpallen pranë zyrave të aplikimit dhe tërheqjes emrat e personave, të cilëve iu është prodhuar letërnjoftimi elektronik dhe nuk e kanë tërhequr ende. Në këtë mënyrë do të shmangen radhët e krijuara nga personat, të cilët pyesin nëse mund të tërheqin dokumentin. Të njoftohen nëpërmjet numrave të celularit të marrë gjatë aplikimit, për të kryer tërheqjen. Mediet lokale mund të ndihmojnë në publikimin e këtyre emrave për të realizuar një njoftim të menjëhershëm.
- Aktorët politikë të gjejnë një zgjidhje ligjore për t’i mundësuar qytetarëve, të cilët nuk arrijnë të pajisen me dokumente identifikimi, të ushtrojnë të drejtën e votës.
- Të gjithë shtetasit pa pasaportë të aplikojnë maksimumi brenda datës 7 qershor. Aplikimet përtej kësaj date rrezikojnë pajisjen me letërnjoftimin elektronik të qytetarëve përpara ditës së zgjedhjeve për shkak të kohës që nevojitet nga aplikimi te marrja e dokumentit.