Nevoja për një “Pakt të ri” për KartatNga Mero BazeNjë raport monitorimi për procesin e pajisjes me karta të qytetarëve shqiptarë nga një OJQ, financuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, tregon qartë se mijëra qytetarë shqiptarë do të mbeten pa letërnjo
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nevoja për një “Pakt të ri” për KartatNga Mero BazeNjë raport monitorimi për procesin e pajisjes me karta të qytetarëve shqiptarë nga një OJQ, financuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, tregon qartë se mijëra qytetarë shqiptarë do të mbeten pa letërnjoftime dhe nuk do të kenë mundësi të votojnë më 28 qershor. Diferencat e mëdha që rezultojnë në të dhënat zyrtare për listën e shtetasve pa pasaportë dhe mungesa e një koherence zyrtare për shifrat rreth kësaj krize, tregojnë qartë standardin e një administrate, e cila nuk ka ndërmend dhe tashmë dhe nuk mund dot të pajisë qytetarët me karta.
Pavarësisht retorikës së fortë të opozitës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë për këtë çështje, tashmë është afati i fundit kur duhet marrë një vendim. Dhe vendimi duhet të jetë i qartë: Ose të dy partitë duhet të rimbledhin parlamentin dhe të bëjnë sërish një dispozitë kalimtare për Kodin, ku të shtojnë se mund të votohet sipas një liste të detajuar qartë dhe me certifikata me fotografi, ose duhet të shtyhen zgjedhjet.
Koha për të bërë deklarata të paqarta ka mbaruar. Paralajmërimet e opozitës dhe gjuha e saj e ashpër nuk pinë më ujë pas kësaj jave, nëse ata e kanë seriozisht se duhet të hyjnë në zgjedhje më 28 qershor. Ata, ose do të shtyjnë zgjedhjet, ose duhet të gjejnë zgjidhje tani për qindra-mijëra shqiptarë, që realisht nuk kanë mjete identifikimi.
Standardi i zgjedhjeve me karta identiteti ra. Që të mos bien zgjedhjet bashkë me të, zgjidhja politike duhet të jepet menjëherë tani. Ndryshe do të hyjmë në spiralen e zgjedhjeve të 2006-2007, ku procesi u bllokua deri në limitet e fundit.
Të gjithë vëzhguesit thonë se, dhe nëse tani punohet 24 orë, dhe nëse sot gjithë shqiptarët pa pasaportë kanë aplikuar, kartat nuk bëhen. Ritmet skandaloze të punës deri tani dhe sorollatjet në pajisjen me kartë ishin të tilla që treguan qartë pafuqinë e qeverisë për të arritur këtë standard. Detyra e faktorëve politikë është që së paku të shpëtojnë zgjedhjet, edhe pse nuk arritën dot të ruajnë standardet e tyre. Dhe nëse e kanë seriozisht që duan zgjedhje më 28 qershor, ata duhet të marrin këtë javë një vendim serioz se me çfarë duhet të votojnë shqiptarët. E sigurt është se vetëm me pasaporta dhe karta identiteti disa qindra-mijëra shqiptarë mbeten pa votuar dhe procesi është lehtësisht i kontestueshëm si një hap gjigant mbrapa për Shqipërinë. Që procesi mos të kontestohet, por të mbetet vetëm me vërejtjet për standardin e kartave, duhet doemos zgjidhje politike për dokumentet e identifikimit, të cilat tashmë nuk mund të jenë më vetëm kartat e identitetit dhe pasaportat. Kush mendon se mund të bëjë zgjedhje vetëm me karta dhe pasaporta, nuk e ka seriozisht. Që procesi mos t’i kushtojë shtrenjtë së ardhmes evropiane të Shqipërisë, duhet gjetur zgjidhje politike urgjente. Një javë më vonë do të jetë vonë për të gjithë, dhe për ata që duan t’i shtyjnë zgjedhjet dhe për ata që s’duan të bëjnë zgjedhje, por votime.