E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri, qortime për mitingun e Bashës në ElbasanNga Antena brenda familjesFlamuri ishte nervoz dje. S’mjaftonin problemet me debatin televiziv në Top Channel, ku e kishte për herë të parë, po s’e linte rehat as Jozefina. - Flamur, kush mban përgje

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri, qortime për mitingun e Bashës në ElbasanNga Antena brenda familjes

Flamuri ishte nervoz dje. S’mjaftonin problemet me debatin televiziv në Top Channel, ku e kishte për herë të parë, po s’e linte rehat as Jozefina.

- Flamur, kush mban përgjegjësi për këto kasetat që çoni nëpër televizione? - e pyeti.

- Me sa di unë, Erla, - i tha Flamuri. - Ajo i çon.

- E nga kush varet kjo Erla?

- Po, me sa di unë, nga Majlinda, se ajo është zëdhënëse e fushatës, - i tha Flamuri.

- Ashtu? Po pse nuk thu ti që keka duke na hedh fushatën në erë. Po si bëhet ashtu mo Flamur? Si qitet në televizor me trukime mitingu i Elbasanit më i madh se i Tirans?! Po si bëhet kështu mo Flamur, me u ba Lul Basha ma i fortë se Sali Berisha në Tiranë?

- Ke të drejtë, - i tha Flamuri, - po s’merrem unë me atë punë.

- Po unë po të them ty mor, se ato i kap për floksh, s’du me dit për to. Me më qit ato mu Lul Bashën ma të randësishëm se Sali Berishën. Se i njof unë lojnat e tyne. Dun me ba gati terrenin për pas zgjedhjeve. A jeni në vedi mor, ku shkoni me këtë logjikë? Po pse mor Majlinda dhe ajo Ceca, si e ka ajo, do na diftoj na kush mbledh më shumë njerëz në shesh?

- Ke të drejtë vallahi, - tha Flamuri. - I kam thënë dhe unë kësaj gocës këtu, mo ta shoh më këtë Lulin me mitingje false në televizor, po thotë: “S’kemi kohë t’i rregullojmë kasetat”.

- Unë s’di, veç ajo që ka nodh, asht e papranueshme. Ne po punojmë këtu natë e ditë, del ai plehi aty krekoset në televizor në krah të Berishës. S’kisha me e qit kurr. S’di ç’ka bani ju aty në ato zyra, po keni lujt mendsh krejt.

- Ke të drejtë vallahi, po unë kam dhe këtë debatin sot dhe s’e kam shumë mendjen te puna.

- Hajt mor çfarë debati ke me nji polic e një prokuror, si me qenë në gjyq. As mos e çaj kryt për ta.

- Po e kam për herë të parë dhe njerëzit janë shumë kuriozë, se është hapur llafi që jam numri dy pas atij burrit. U them gjithmonë që nuk jam numri dy, po rri i dyti, kur hyn ai në mbledhje dhe në PD, po s’më besojnë. Se dhe aty te sheshi isha i dyti pas tij, kur u ngjit në tribunë dhe më panë njerëzit, kur i fola te veshi. Kurrgjë s’i thashë, e pyeta si të duket, po njerëzit mendojnë se kushedi çfarë i thashë.

- Hajt mor mos ta ndij, se e din krejt kush është numri 2 në PD. Shiko atë plehin që manipulon kasetat në Elbasan dhe do me u duk më i mirë se numri 1, pa numrin 2 s’ia lëshoj kurrkujt. Pastaj, ç’ka dijnë për ty mor burr, se sa vedi lexojnë gazetën “TemA”, unë i mbledh në një takim në Shkodër me një të thirrun?

- Jo, unë nuk kam problem sa më njohin, - tha Flamuri, - e kam zët, kur thonë të çuditur: “U, pse qenke i vërtetë ti Flamur?!” Se më dinë kot, të sajuar. Ndaj kam emocion sot, se do më shikojnë për herë të parë të gjithë që jam i vërtetë.

- Hajt mor mos çaj kryt për ta. Shif atë punë që të thashë, atë plehin mos ma qit ma n’televizor me u mburr, se ka ba miting ma t’madh se ai burri, se asht turp. Me nis unë pastaj me ba kaseta në Shkodër, e qes Shkodrën sa Pekini. Po s’duhet me ia hy asaj punet, se asht turp.

- Të drejtë ke vallahi, - tha Flamuri, - po ja më iku nga dora kjo punë, se po bëja prova para pasqyrës për debatin në Top Channel e nuk dua të imitoj atë burrin, por më dalin ca shprehje vetiu. Këtij gishtit s’di s’i t’ia bëj, se e ngre tamam si ai. Të folurën e ndreqa pak….

- Hajt mor Flamur, rëndësi ka me thanë ca fjalë dhe aq. Se mos i ke ma të mençëm të tjerët. Çfarë me ba na që na nxjerrin vetëm se jemi figura e biem në sy për keq, se mes atyne që je ti, ke me shkëlqy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›