E Martë, 3 Nëntor 2026

Dështon seanca konstituive e Kuvendit në Kosovë

PRISHTINË, 15 prill /ATSH/ Kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi se për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti nuk mori votat e mjaftueshme detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si të veprojmë tutje.

Kryesuesi i seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë seancën e sotme.

Ai tha se pas mos votimit të Raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur nuk ka kaluar të martën në Kuvend.
Ishin 52 deputetë për, 46 kundër dhe 11 deputetë që abstenuan.

“Për shkak te rrethanave te krijuara me që raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme për për, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, tha Dehari.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm. Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe te Nismës. Kurse, Lista Serbe ka apstenuar.

Opozita thotë se ka deputet që ende nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozita e ministrave. Kurse, pozita thotë se i kanë kryer me kohë të gjitha procedurat sipas ligjit.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›