Deshton strategjia e Prokurorise. Merkaj Dritan Prifti me kerkoi dhurate
Fatmir Merkaj, biznesmeni që dëshmoi në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen Meta-Prifti tha se ishte takuar me ish-Ministrin e Ekonomisë Dritan Priftin për koncensionet e hidrocentralit të Shushicës dhe se Prifti i kishte kërkuar atij “peshqeshe”. Menjëherë pas seancës, përfaqësuesi i LSI-së Spartak Braho tha për mediat se në këtë seancë u pa qartë se Prifti ngelet në rolin e mashtruesit se jo vetëm ka marrë dhurata por edhe ka dhënë.
Dëshmia e Merkajt ishte pjesë e 4 dëshmive të tjera që u dhanë në Gjykatën e Lartë lidhur me procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës. Fatmir Merkaj, Agim Rrapaj, Erdit Rrapaj dhe Rezart Taçi kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me tenderat dhe ankandet e shumë të përfolura në këtë proces. Strategjia e prokurorisë ka qenë nxjerrja e dëshmisë së biznesmenit Bekim Halialaj e dhënë disa ditë më parë, si e pabesueshme dhe lidhjen e direkte të dëshmitarëve me ish-zv.Kryeministrin Ilir Meta. Strategjia e prokurorisë dështoi pasi nga dëshmitë e biznesmenve Agim Rrapaj dhe Fatmir Merkaj doli ne pah lidhja direkte me Dritan Priftin dhe jo me z.Meta.
“Memon me shqetësimin për humbjet dhe dëmet prej 700 mijë eurosh që ne si biznes po pësonim nga vonimi i procedurave të ankandit i’a kemi dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë dhe në dijeni për këtë shumë ishin të gjithë institucionet dhe personat me të cilët ne kemi folur” deklaroi Rapaj. Dëshmitari i katërt Rezart Taci mohoi dijeninë e marrëveshjes së arritur nga ARMO me Albpetrol dhe kompaninë “Tea Construction” të arritur më 10 shkurt të 2010-ës vetëm dy javë para zhvillimit të ankandit.
Në seancën e rradhës më 12 Dhjetor në orën 10.00 do të pyeten edhe 6 dëshmitarë të tjerë.