Berisha pret drejtoret e Postave te Kosoves Turqise dhe Maqedonise
Kryeministri Berisha prit sot në një takim, Drejtorët e Përgjithshëm të Postave të Turqisë, Osman Tural, Maqedonisë, Rafiz Haliti, Kosovës, Blerim Krasniqi, të cilët ndodhen në Shqipëri me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Arqile Goreja, në kuadër të 99-vjetorit të Postës Shqiptare, si dhe për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushën e shërbimeve postare financiare, filatelisë dhe teknologjisë së informacionit.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e shërbimit postar në Shqipëri, i cili ka luajtur një rol të veçantë në vend, si institucioni që ndodhet më pranë qytetarëve, si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se Posta shqiptare mbulon një shumëllojshmëri shërbimesh, siç është shërbimi me internet falas në 512 zyrat e saj, të cilat shumë shpejt do të dyfishohen. Kryeministri u shpreh se Posta Shqiptare është mbështetur dhe do të mbështetet nga qeveria për tu kthyer në një infrastrukturë që do të lehtësojë në vazhdimësi shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. Kryeministri iu bëri të ditur bashkëbiseduesve se qeveria është duke planifikuar zgjerimin e shërbimeve postare si dhe integrimin e saj me disa funksione financiare dhe përdorimin e postës si një sportel të vetëm për përftimin e një game të gjerë shërbimesh për qytetarët.
Nga ana tyre, Drejtorët e Përgjithshëm të Postave, përkatësisht të Turqisë, Maqedonisë dhe Kosovës, duke falenderuar për pritjen, i shprehën kryeministrit Berisha vlerësimin për shërbimin postar në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shërbim shumë cilësor dhe të zhvilluar si dhe vlerësuan mbështetjen e qeverisë në drejtimin të modernizimit të mëtejshëm të shërbimit postar.
Më tej, në takim Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, zoti Arqile Goreja prezantoi hapjen e një sporteli të ri në Qendrën më të re tregtare, e cila do të lehtësojë qytetarët për blerjet on-line.