E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Rama: Maqedonasit barbarë, primitivë

SHKUP- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë promovimit të librit të tij “Kurban” në Shkup ka komentuar edhe arrestimin e 4 të rinjve shqiptarë ditën e festës së Pavarësisë, pasi vizatuan një hartë të Shqipërisë etnike në Tetovë.

Sipas TV Alsat në Maqedoni, Rama citohet të ketë thënë se, “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Çfarë janë këta barbarë, primitivë, kjo është e patolerueshme”, tha Rama.

Rama sot gjatë vizitës në Tetovë do të realizojë takime me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaci ndërkohë do të bëjë edhe promovimin e librit të tij të fundit ‘Kurban’ në USHT.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›