E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aspirata e Serbisë për BE, Gjermania mbetet ngurruese

BRUKSEL- Gjermania vazhdon të jetë sot shumë ngurruese lidhur me një kandidaturë të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se duhet paraprakisht të bëhet e ditur qartë se çfarë progresesh janë realizuar ditët e fundit nga Beogradi në marrëdhëniet e me Kosovën përpara se t'i jepet statusi i kandidatit.

"Kemi nevojë të sqarohemi lidhur me atë për të cilën kanë rënë dakord Kosova dhe Serbia ditët e fundit, kjo nuk është shumë e qartë për momentin, shpresoj se do të bëhet më e qartë sot", theksoi sekretari gjerman i Shtetit për Çështjet e Jashtme Ëerner Hoyer me të mbërritur në një mbledhje në Bruksel kushtuar çështjes.

Të premten në mëngjes, kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti se Serbia nuk i plotëson kushtet për të qenë kandidat për t'u anëtarësuar në BE, veçanërisht për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Por, gjatë fundjavës, pas disa javë bisedimesh të ashpra, të vështirësuara edhe më tepër nga tensioni që mbizotëron që prej verës në veri të Kosovës, Beogradi dhe Prishtina arritën të bien dakord për një "administrim të integruar" të pikave të kalimit mes Serbisë dhe Kosovës.
"Marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët e saj janë një kusht themelor", theksoi Hoyer.
"Por, përleshjet e javës së kaluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilave u plagosën disa ushtarë gjermanë dhe austriakë të Kfor-it, nuk janë të pranueshme. Kjo do të luajë një rol në bisedimet e sotme", tha prerë ajo.

Përkundrazi, Franca dhe Spanja janë në favor të dhënies së statusit të kandidatit për Serbinë.
Nëse ministrat e Çështjeve evropiane nuk arrijnë të bien dakord sot, çështja mund të trajtohet në minutën e fundit nga liderët evropianë në samitin e tyre të premten në Bruksel, bëri të ditur një diplomat evropian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›