E Diel, 1 Nëntor 2026

Destinacionet me te mira per t'u zhveshur

Ndonese ne shumicen e rasteve, per shkak te zhveshjes ne publik do te kishit pasur telashe dhe do te kishit paguar gjobe, ekzistojne oazet ku te pakten perkohesisht mund te kenaqeni nudo, te relaksoheni dhe te argetoheni. Pervec ekzibicionisteve, vendet ku rrobat jane te teperta i vizitojne edhe ata qe ne aktin e zhveshjes i ka motivuar deshira per liri, shendet, relaks apo nudizmin ne vendet publike e perjetojne si shprehje artistike dhe pervoje shpirterore. Zgjedhja eshte e shumellojshme, qe prej rrugeve deri tek qytetet e medha, Islandes dhe burimeve sheruese te Lindjes se Larget.

Loveparade

Spektakli rrugor gjerman qe nga fillimit e veta njihet si vendi ku gjithcka lejohet. Nje numer i madh i vizitoreve qe qendrojne mes muzikes dhe vallezimit, shohin trupa te zbukuruar me ngjyra, piercing dhe tatuazhe. Por kjo s'do te thote se te gjithe ne ate mori njerezish te gjithe jane lakuriq; disa jane vetem te veshur disi varfer. Nuk duhet harruar se si vlera kryesore te ketij festivali vecohen dashuria, respekti i ndersjelle, toleranca dhe bashkesia.

Burning Man

Festivali ne Nevada (SHBA) shpesh pershkruhet si nje prej ngjarjeve me interesante ne bote. Cdo vit, qindra mijera njerez mblidhen ne shkretetiren Black Rock per te festuar lirine e njerezimit. Fakt eshte se adhuruesit e nudizmit nuk e tejkalojne, ndaj shume amerikane e perjetojne si nje vend ku dike qe e njohin mund ta shohin lakuriq. Burning Man nuk ka dicka te percaktuar, njerezit mund te shprehen si te duan, ndaj nuk eshte cudi qe vizitoret anonim nga viti ne vit gjithnje e me shume impresionojne me veprat e tyre artistike.

Dita pa pantallona

Paramendoni qe te premten e pare te majit te gjendeni ne hekurudhen nentokesore ne Nee York dhe ne linjen numer 6 te prisnin metrone me udhetaret vetem ne rrobat e brendshme. Tashme tradicionalja "Dita pa Pantallona" per here te pare u mbajt ne vitin 2002, kur nje numer i madh pjesemarresish argetohen dhe i habisin qytetaret duke u paraqitur ne rroba te brendshme. Sensi i tere tregimit eshte te silleni ne menyre te zakonshme duke udhetuar pa pantallona apo fustan. Fatkeqesisht, ka ndodhur qe kete shaka mos ta pranoje policia, qe shpeshhere ka arrestuar udhetaret.

Lakuriq ne biciklete

Ne shenje proteste ndaj ndotjes dhe varesise nga nafta, aktivistet ekologjike u paraqiten per here te pare ne vitin 2004 u paraqiten pa rroba ne biciklete dhe shetiten neper disa qytete. Gjate viteve, aksioni mori permasa te reja ne shtete te ndryshme. Por ideja udheheqese e "World Nake Bike Ride" mbeti e njejte; sa me shume pjesemarres duhen inkurajuar qe te hipin lakuriq mbi biciklete dhe te levizin neper qytet. Pervec bicikletes, jane te mireseardhur skateboard, etj, ndersa kete argetim mund ta prishe vetem policia nese dikush ben ndonje sherr.

Tubimet e Spenser Tunick

Nese deshironi te kenaqeni ne shfaqjen ekzibicioniste dhe njekohesisht te mbeteni ne kujtese, bashkojuni ndonje prej projekteve te fotografit amerikan Spencer Tunick. Njujorkezi i lindur, i njohur per fotografite me lakuriqesi ne mase, vendosi rekordin dhe po ashtu e theu ate, kur ne Zocalo te Meksikos, njerin prej shesheve me te medha ne bote, fotografoi 18 mije njerez lakuriq. Duke punuar ne lokacione te shumta, qe nga Evropa deri ne Amerike Jugore, Tunick u be i famshem edhe kur ne prag te Kampionatit te fundit Evropian te futbollit, fotografoi 1.800 vullnetare ne stadiumin vjenez "Ernst Happel". Nje vit me heret, per nder te Frida Kahlo-s ai fotografoi 100 gra te zhveshura me floke te gjata te zeza.

Banjat turke ne Budapest

Disa nga gjerat me interesante historike te Budapestit eshte e pamundur t'i dini, nese nuk futeni ne banjat e famshme. E si do te hyni pervec se lakuriq... Ketu gjenden qe nga ndertimet e vjetra klasike si banjat ne Rudas, te ndertuara 1.500 vjet permes Gellert Secesionare, deri tek ajo moderne te quajtur Kiraly, te cilen sot e vizitojne mysafiret te prire per argetim ne stil te rave party. Ne shumicen e rasteve ato jane ne forme saune, pishinave termike dhe banjat me avull, ndersa i vetmi dallim jane u dedikohen te dyja gjinive, ose e thene ndryshe, argetimi eshte i hapur per te gjithe.

Blue Lagoon ne Islande

Nese keni kerkesa te larta, ky eshte vend per nudizem ne stil te larte. Fjala eshte per pushimore luksoze me sauna moderne, sherbim cilesor dhe ushqim, interier me dizajn te larte te rrethuar me gejzere natyrale polar. Pervec gejzereve, vrulli i te cileve mund te arrije deri ne 70 metra, Islanda njihet edhe per qindra vullkane, mes te cileve rreth 30 ende aktive. Per shkak te bukurive natyrore, ishulli shpesh quhet toke e akullit, ujit dhe zjarrit.

Oazet japoneze

Shume burime natyrore ku nenkuptohet kenaqesia pa rroba banje jane te njohura ne Japoni. Prirjen e tyre ndaj qendrimeve lakuriq ne banjen relaksuese japonezet e kane perfeksionuar,andaj ne Osaka eshte hapur parku nudist per larje, me 8 kate gjithsej. Por pjeset per burra dhe gra jane te ndara, ndaj heteroseksuale nje pjese e kenaqesise u eshte shkurtuar. Traditen e larjeve lakuriq te burrave japonezet e kultivojne edhe ne qytetin Oshu, ku cdo vit ne muajin shkurt mblidhen disa mijera turiste ne festivalin Somin. Burrat e zhveshur ndertojne piramidat njerezore, pastaj hidhen ne pishina per t'u pastruar dhe shkaktuar lumturine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›