E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat dhe meshkujt, sjellja nen faktorin stres

Ne situata tensioni meshkujt dhe femrat sillen krejtesisht ne menyra te kunderta. Ne rast se femrat jane te afta te pershtatin nje sjellje te qete dhe te ftohte, meshkujt bejne krejt te kunderten; ata veprojne ne menyra te rrezikshme dhe irracionale, si p.sh. duke luajtur kumar, kryejne marredhenie seksuale te pambrojtur, perdorin substanca narkotike te paligjshme etj. Studimi qe ka shkuar ne perfundimet e mesiperme, eshte kryer nga Universiteti i Karolines se Jugut, profesoret e te cilit kane analizuar sjelljen e dy sekseve nen stres, si dhe predispoziten qe kane ata, per te ndermarre sjellje te rrezikshme. Vullnetareve te ndare ne dy grupe, femra dhe meshkuj, iu eshte kerkuar te marrin pjese ne nje loje qe konsistonte ne fryrjen e tullumbaceve ne maksimumin e mundshem, pa i plasur ato. Meshkujt kane fryre 48 cope, ndersa femrat nuk kane dashur 'te rrezikojne' aq shume, duke fryre vetem 29 cope. Keshtu, femrat nen stres, reagojne me me qetesi dhe kujdes sesa meshkujt, te cilet duket se terhiqen nga faktori rrezik, aventure dhe perfitim material", deklaroi shefja e studimit,Nichole Lighthall.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›