E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detajet pas mitingut/Mirditorët Ramës: Mos të të shohim më këtu


Edi Ramën pak ditë më parë e kishin njoftuar se pasditen e së hënës në qytetin e Rrëshenit do të organizonte një takim kryeministri Berisha. Kaq i është dashur Ramës për të marrë vendimin që po të njëjtën ditë, veçse paradite të shkonte edhe ai në këtë qytet për të takuar simpatizantët e tij. Por Rama nuk ka gjetur në këtë qytet atë që kishte menduar. Të paktë në numër, jo më shumë se 40 veta e kanë pritur, ndër të cilët kishte edhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët kanë filluar të thërrasin “Poshtë Edi Rama” apo “Rroftë Shqipëria në NATO dhe BE”. Kjo ka qenë një surprizë për Raman i cili tashmë i gjetur ngushtë është shprehur se kishte ardhur edhe për demokratët. Ndërkohë Rama një ditë pas kësaj pritje aspak miqësore që i bënë banorët në fjalë ka nxjerrë edhe një njoftim për mediat i cili mundohet të përligjë vizitën e tij.


Në dy legjislaturat e mëparshme të Partisë Socialiste, në Mirditë nuk është bërë asnjë investim nga kjo forcë politike. Ndërkohë që vetëm vitin e fundit kjo zonë njeh zhvillimin më të madh ekonomik në gjithë historinë e saj. Mirdita tashmë përshkohet në gjatësinë maksimale të saj nga rruga Durrës-Kukës. Mbi 3000 familje kanë dy ose tre anëtarë të punësuar në këtë insvestim. Ndërkohë në qytetin e Rrëshenit prej dy muajsh ka filluar edhe ndërtimi i dy kullave 9 katëshe secila. Këto të dyja do të jenë një qendër tregtare për këtë zonë. E po ashtu biznest katër vitet e fundit kanë lulëzuar. Është ulur numri i të papunëve, i të pastrëheve dhe aty që deri para katër viteve jetonin me ndihme ekonomike. Ndërkohë edhe niveli arsimor është në një nivel shumë të lartë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›