Itali, 8 të arrestuar për trafik droge, mes tyre 2 shqiptarë
Operacioni është fryt i një hetimi që nisi në janar të 2008 pas arrestimit të një korrieri droge i cili u ndalua me një sasi të madhe heroine. Grupi i hetuesve zbuluan se heroina vinte në Itali nga Shqipëria.
VERONA- Karabinierët e Veronas në Itali kanë shkatërruar një bandë ndëretnike e dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Në pranga të policisë kanë rënë 8 shtetas italianë, një turk dhe 2 shqiptarë. Operacioni është fryt i një hetimi që nisi në janar të 2008 pas arrestimit të një korrieri droge i cili u ndalua me një sasi të madhe heroine. Grupi i hetuesve zbuluan se heroina vinte në Itali nga Shqipëria. Hetimet janë kryer dhe me mbështetjen e përgjimeve telefonike, 12 të tilla, të cilat kanë bërë të mundur që policia të sekuestrojë mbi 5 kg heroinë.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)