Detajet që e bëjnë një femër të përkryer për një mashkull
Çfarë kërkojnë meshkujt nga femra e duhur? Përgjigjen me qindra beqarë, në kërkim të shpirtit binjak. Një partnere aventuriere? Një dashore e përkryer? Një nënë përfekte? Çfarë kërkojnë në të vërtetë meshkujt nga një femër? Të depërtosh në mendjen e një personi tjetër është pothuajse e pamundur, aq më tepër nëse bëhet fjalë për një mashkull, e megjithatë femrat janë të mendimit se mund të sillen saktësisht siç duan meshkujt. Ajo quhet Liza Dejli dhe është autore e “Stop Getting Dumped”: një manual që i ndihmon lexuesit të gjejnë dhe të martohen me mashkullin e duhur në më pak se tre vjet. Ajo siguron se i janë dashur vetëm gjashtë muaj, por pasi ka dëgjuar me mijëra mendime shprehet se veçon disa karakteristika thelbësore që duhet të ketë një femër, për t’u marrë seriozisht nga mashkulli që i pëlqen.
Ka një jetë të sajën
Femra ideale duhet të jetë e aftë të kujdeset për veten, të ketë një stil personal, të jetë në gjendje të sigurojë kohë për miqtë dhe familjen. Ajo është një femër që i pëlqen aventura kur është me udhëtime, di të shijojë të mirat e jetës dhe kënaqet me një shëtitje në park në një ditë me diell. “Meshkujt dëshirojnë një femër e cila nuk kërkon një të fejuar për të mbushur orët bosh. Ajo nuk duhet të kushtëzohet nga mashkulli për të jetuar”.
Nuk hedh kurrë hapin e parë
Kjo mund të jetë një nga pikat më të paqarta të një lidhjeje mashkull-femër, që do të mbetet përgjithmonë një dilemë. Jo të gjitha lidhjet duhet të bazohen në interesimin e meshkujve, megjithatë autorja del në përfundimin e qartë se ajo duhet të jetë i pari që jep sinjalet. Vetëm në këtë mënyrë një femër mund të jetë e sigurt se ai do të jetë vërtet i interesuar dhe nuk po shfrytëzon thjesht rastin.
Është seksi, por nuk e tepron
Të jesh seksi është një koncept që ndryshon nga momenti në moment, ashtu siç ndryshon edhe një lidhje detajet pozitive dhe negative. Fillimisht një femër duhet të evitojë komentet seksuale. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të flirtojë me gjeste si pëshembull të mbajë dhe lëvizë lehtë dorën sipër gjurit të saj. Kur një lidhje bëhet serioze, edhe sjellja e saj duhet të jetë më intime. Kur arrihet në një pikë të caktuar edhe ajo ka të drejtë të luajë me këmbën poshtë tavolinës.
Pret momentin e duhur për të bërë seks
Është e vërtetë, jetojmë në shekullin e XXI dhe askush nuk pret më martesën për të bërë seks, por hera e parë është një hap i rëndësishëm për një çift dhe shumë femra nuk e kuptojnë këtë. Seksi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në mendjen e një mashkulli. Kur femrat bëjnë seks, aktivizohet një hormon i cili i bën shumë të dëshirueshme në sytë e partnerëve të tyre. Nëse e ekzagjerojnë me sjelljen e tyre dhe jepen që në fillim ndaj seksit, atëherë kjo marrëdhënie nuk do të shkojë përtej shtratit. Megjithatë ai mbase nuk dëshiron të presë gjatë duke u larguar. Si veprohet në këtë rast? Prisni të paktën një muaj para se të hyni në një histori dashurie.
Bën gjeste që tregojnë se ai i pëlqen
Mbase nuk është një dhuratë, por një mendim i bukur, mbase që ai të gjejë gati pjatën e preferuar. Çcfarëdo që të jetë, tregon se ajo i mban mend preferencat e tij. Edhe ai duhet të bëjë të njëjtën gjë.
Është mikja e tij më e mirë
Duhet t’i vijë në ndihmë të bëjë figurë të mirë, thotë Dejli, të qeshë me batutat e tij dhe ta bëjë të shkëlqejë në momentet më të rëndësishme. Është e tepërt të kërkohet që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë.
Nuk e bën të ndihet në presion
Meshkujt e urrejnë të jenë në presion nga një femër. Më mirë të evitohen kontrollet dhe pyetjet mbi të ardhmen. Fjala “martesë” duhet të hiqet nga fjalori. “Meshkujve nuk u pëlqen një femër që e ka mendjen vetëm tek martesa. Ata përpiqen të jetojnë të tashmen dhe të shohin se si do të shkojnë gjërat.
Nuk pranon t’i marrin lirinë
Meshkujt respektojnë femrat nuk tolerojnë veprime të caktuara dhe që për ato veprime do të vuajnë pasojat. Nëse ajo kupton se ai ka bërë diçka në mënyrë të gabuar, nuk do të lejonte që kjo gjë të kalohej në heshtje. Femra duhet të ketë një sjellje të përcaktuar mirë: nuk duhet të dalë kurrë me meshkuj të martuar apo të impenjuar.
Femra e duhur di të zgjedhë partnerin e duhur
Ajo di të zgjedhë një mashkull serioz dhe të besueshëm, që di ta trajtojë me ndershëmri dhe sinqeritet. Sjelljet e mira janë një dritare dhe një mashkull duhet të ketë plot të tilla. E njëjta sjellje duhet të ekzistojë edhe me paratë, pasi ky është një nga motivet pse një çift shpeshherë kanë mosmarrëveshje.
7 Nentor 2009