E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Koalicioni fitues, kryeministrin do ta përcaktojë vota e 23 qershorit

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama e cilësoi “funksional dhe fitues”, koalicionin me Partinë Socialiste. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i pyetur në lidhje me çështjen e kryeministrit, Luan Rama u shpreh se: “Këtë e vendos vota popullore e shqiptarëve më 23 qershor”. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, “projekti i koalicionit LSI – PS dhe i shumë partive të tjera është shumë më i gjerë, shumë më ambicioz e shumë më i rëndësishëm se sa emri i një kryeministri”.
Z.Rama, u bënë gati dy muaj që nga momenti, kur u formësua bashkimi i PS-së me LSI-në në një koalicion. Sa po funksionon ose si po shkon ky koalicion?
Duke qenë produkt i një marrëveshjeje parimore, në themel të së cilës qëndron jo thjesht dhe vetëm interesi dhe aspirata e qytetarëve dhe natyrisht, edhe e të majtës shqiptare për të qeverisur vendin, por domosdoshmëria e ndryshimit të pashmangshëm dhe e rrotacionit jetik për fatet e Shqipërisë europiane, e cila më 23 qershor do të ndahet përfundimisht nga qeverisja e papërgjegjshme dhe abuzive, koalicioni LSI–PS është funksional, efektiv dhe garant i një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit. Frymës së fitores së të majtës që dominon tërë mjedisin politik, elektoral dhe qytetar në vend, përfshirja e LSI-së në koalicion i dha dimensione shumë më të gjera dhe një rezonance gjithëpërfshirëse, i dha garancinë e munguar dhe krijoi bindjen se 23 qershori përmes votës popullore dhe plebishitare do të realizojë ndryshimin e madh; lar-gimin e PD-së nga qeverisja e vendit.

(Intersvista e plote sot ne GazetaShqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›