E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen 3 miliarde dollare nafte ne Shqiperi

Studimi i Sky Petroleum.Inc u publikua dy dite me pare ne disa agjenci lajmesh per biznesin. Kompania thote se mund te nxjerre nje sasi prej 870 milione fuci nafte ne tri zona naftembajtese ne Jug dhe Dumre

Zbulimi i 2 viteve me pare i Manas Petroleum per nje rezerve nafte ne Veri te Shqiperise qe llogaritet te kete nga 1.4 miliarde fuci nafte deri ne 5 miliarde fuci nafte eshte pasuar me nje tjeter zbulim dy dite me pare kesaj here te kompanise Sky Petroleum.Inc e cila pas studimit ne tre blloqe gjeologjike thote se ka zbuluar nje sasi qe shkon nga rreth 870 milione fuci nafte deri edhe ne 1 miliard. Vlera e tregut te ketyre fushave te reja naftembajtese eshte llogaritur nga kompania te arrije 3 miliard dollare - shkruan agjencia e lajmeve mbi ekonomine marketwatch.com.

Zbulimi eshte bere nga Sky Petroleum Inc. nje kompani nafte me qender ne Austin Teksas te SHBA-ve ne bashkepunim me nje prej kompanive te konsultimit me te medha ne bote McKinsey Company qe pas nje studimi kane bere edhe vleresimin e tre blloqeve te kerkimit 4 5 dhe Dumreja. Studimi i kesaj kompanie thote se ajo do te mund te nxjerre nga nentoka shqiptare rreth 870 milione fuci nafte me nje vlere tregu nga 1 deri ne 3 miliarde dollare ne rezerva te cilesuar si P90. Zbulimi eshte bere duke pasur parasysh edhe studimet e meparshme ne kete zone. Duhet thene se mjaft kompani nafte kane studiuar keto zona ne Shqiperi edhe me pare nje pjese e mire e tyre u larguan nga vendi yne pas trazirave te vitit 1997 duke lene ne gjysme procesin e studimit te zonave naftembajtese ne vend por prej vitit 2005 me dhjetera kompani te ngjashme sollen ne Shqiperi teknologjine e fundit dhe zbulimet e tyre premtojne per nje pasuri te jashtezakonshme.

Ky eshte nje raport qe tregon se kerkimet tona ne Shqiperi jane te bazuara mire dhe do te jene mjaft fitimprurese jo vetem per aksioneret tane por edhe per shqiptaret - ka komentuar per nj agjenci lajmesh biznesi Karim Jobanputra shef ekzekutiv i Sky Petroleum Inc. Sipas drejtuesve te Sky Petroelum behet fjale per keto blloqe Blloku i Katert qe ndodhet ne juglindje te Shqiperi ne kufi me Greqine. Blloku mbulon nje siperfaqe prej 2264 km2. Zona ka kater fusha te identifikuara nafte me rezerva te llogaritura ne 350 milione fuci nafte. Blloku i Peste qe ndodhet ne Jugperendim te Shqiperise ne bregdetin e Adriatikut dhe mbulon nje zone prej 2076 km2. Blloku ka nje total prej pese fushash te mundshme me rezerva 375 milione fuci nafte. Blloku i Dumrese qe ndodhet ne veri te fushes se naftes te Kucoves ne nje zone prej rreth 623 km2. Llogaritet qe ai ka nje rezerve nga 500 deri ne 700 milione fuci nafte. Kompani nafte nga SHBA Kanadaja e vende te tjera perendimore jane ne gare per te gjetur e nxjerre naften dhe gazin nga nentoka shqiptare. Te dhenat me te fundit te studimeve e kane bere Shqiperi te denje te krahasohet me rezervat e Lindjes se Mesme.

Historia e kerkimeve te naftes ne Shqiperi

Pas renies te komunizmit ne Shqiperi te paret qe e vizituan ate ishin boset e kompanive te naftes. Sipas Ministrise se Ekonomise qe nga viti 1990 ne Shqiperi kane ardhur mbi 15 kompani te huaja te cilat kane harxhuar afersisht 600 milione dollare vetem per kerkime nafte. Keto kompani kane pasur harta te shumta per kerkim nafte madje kishin te gatshme edhe studime shqiptare qe ishin bete nga ish-Agjencia Kombetare e Hidrokarbureve.

Sot mund te cilesohet si fatkeqesi fakti se vendi importon gati 80 per qind te naftes nderkohe qe para vitit 1990 Shqiperia ishte nje vend eksportues. Banka Boterore ka publikuar nje studim per kete ceshtje dhe ka verejtur se ne Shqiperi jane kryer shpime ne 4 666 puse nafte nga te cilat 3 123 jane operative ndersa 981 te tjera jane mbyllur dhe braktisur. Historia flet se niveli me i larte i prodhimit te naftes u be ne vitin 1974 me rreth 2448227 tone dhe prodhimi i gazit ne vitin 1982 me rreth 937 milione Nm3/vit. Nga viti ne vit numri i puseve ka ardhur ne ulje. Njekohesisht edhe sherbimi ndaj puseve ka rene ndjeshem. Nje kerkim i bujshem nafte u be nga kompania amerikane Shell Oil dhe Corporex para vitit 1997. Pasi shpenzoi 25 milione dollare per kerkime ajo u dorezua dhe ngjarjet e 97-es e larguan ate nga vendi duke nderprere kerkimet ne mes. Amerikanet e Shell Oil mendonin se ne Shqiperi mund te gjenin mbi 800 milione fuci nafte.

Zbulimi i 2008-s 3 miliarde fuci ne Veri

Rezervat e naftes dhe gazit ne vendin tone jane shume me te medha nga sa mendohej me pare. Vetem 2 vjet me pare ne mediat shqiptare u publikua nje studim i kompanise amerikane Gustavson Associates LLC e cila studioi zonen e Shqiperise se Mesme dhe ate te Veriut duke konkluduar se ne keto zona ekziston nje rezerve nafte prej gati 3 miliarde fucish. Gustavson Associates LLC nje kompani e njohur ne studimet 3-dimensoniale arriti ne perfundimin se ne nentoken e kesaj zone ekzistojne edhe 3 trilione rezerva gazi natyror. Ky studim u be ne bashkepunim me zviceranet e Manas Petrolium te cilet fituan te drejten e kerkimeve ne Shqiperine per ar te zi. Studimi prekte vetem 4 mije kilometra katrore dhe shkrihej nga Durresi deri ne Shkoder. Vlera e kesaj nafte duke e llogaritur me cmimin e burses e cila eshte aktualisht 40 dollare per fuci do te shkonte rreth 120 miliarde dollare. Kjo shifer mund te rritet per shkak te vleres ne levizje te arit te zi qe sipas eksperteve nderkombetare nafta do te rritet perseri. Nga ana tjeter vlera e 3 trilione kub gaz natyror te zbuluar ne kete zone do te shtonte vleren ne qindra miliarda dollare te tjere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›