Deti con plehrat tona ne Kroaci thirret per shpjegime ambasadori Qazimi

Autoritetet e Zagrebit jane shume te shqetesuara per plehrat shqiptare qe pushtuan pak dite me pare ishujt dhe bregdetin dalmat. Mbulimi i brigjeve turistike kroate nga qindra tonelata mbeturinash urbane prej dy ditesh eshte nje teme e nxehte ndershteterore ndersa autoritetet kroate po perpiqen te kuptojne se si perlat e tyre turistike u permbyten nga plehrat e Shqiperise.
Sipas agjencise shteterore te lajmeve te Kroacise Hina kreu i Departamentit te Vendeve Fqinje dhe Europes Juglindore ne Ministrine e Jashtme te Kroacise Davor Vidis dje thirri ne nje takim ambasadorin e Shqiperise ne Zagreb Pellumb Qazimi.
Sipas agjencise takimi u organizua pas raportimeve prej agjencive qeveritare kroate per ndotjen masive te detit dhe brigjeve ne jug te gadishullit te Peljesacit dhe te ishujve Korcula Mljet and Lastovo. Sipas deklarates se Ministrise se Jashtme kroate z. Vidis i kerkoi shpjegime ambasadorit shqiptar per aksidentin mjedisor.
Ambasadori Qazimi paraqiti nje raport per ndotjen ne zonen e Dubrovnik-Neretva sidomos per ate pjese ku thuhet se origjina e mbeturinave eshte kryesisht nga Shqiperia. Autoritetet kroate i kerkuan ambasadorit shqiptar qe te merren masa per te parandaluar situata te ngjashme ne te ardhmen.
Te marten autoritetet kroate filluan pastrimin dhe heqjen e mbeturinave pavaresisht nga moti i keq dhe ato jane mbledhur ne nje depo te perkohshme ne Orebic.
Ne det jane verejtur kufoma lundruese te dhive deleve derrave te eger si dhe qindra tonelata mbeturina druri plastike apo mbetje spitalore.
Ndotja u vu ne dukje me 20 dhe 21 nentor dhe sipas etiketave te mbeturinave ato erdhen nga Shqiperia per shkak te ndikimit te jashtezakonshme e ererave te jugut ne jug. Kjo eshte e tmerrshme vendasit jane te zemeruar dhe te habitur. Ne kemi nevoje per ndihme - tha Zoran Primorac nje drejtues vendor.
http//www.slobodnadalmacija.hr/Dubrovnik/tabid/75/articleType/ArticleView/articleId/122027/Default.aspx