Individualizmi i skajshem per mendimi nje permbysje politike

Qysh para se te binte ne burgun e Vensanit dhe ne Bastije te Parisit Sadi ka drejtuar shfaqje teatrore ne keshtjellen e tij La Coste. Gjate burgimit trembedhjetevjecar mes moshes 33 dhe 46 vjec ai shkroi krahas veprave te tij te medha ne proze shtatembedhjete drama.
Ketyre iu shtuan ne vite te mevona edhe ndonje duzine tragjedish komedish operash pantomimash dhe pjesesh njeakteshe ne vargje te rimuara. Prej 1801 deri ne vdekjen e tij me 1814 ai jetoi i mbyllur ne cmendinen e Sharentonit ku pati per disa vjet mundesine te vinte ne skene pjese ne rrethin e pacienteve te spitalit e te luante edhe vete si aktor.
Sharentoni sipas J. L. Caspar Karakteristika e mjekesise frenge Lajpcig 1822 ishte nje spital i mbyllur ku sillnin ata qe kishin pasur nje sjellje teper te shthurur ne shoqeri edhe pa qene te semure psiqikisht. Ketu mbylleshin njerez qe kishin patur vese te renda shpallja e te cilave nuk mund te behej ne nje gjyq publik si dhe te tjere qe ishin arrestuar per vepra te renda politike ose nga ata qe ishin kthyer ne vegla te uleta intrigash te medha. Ne qarqet e larta pariziene mbahej si nje kenaqesi ekskluzive te merrje pjese ne shfaqjet e Sadit ne kete strofull te llumit moral te shoqerise borgjeze.
Megjithate perballja me Maratin qe paraqesim ketu eshte krejt imagjinare dhe mbeshtetet vec mbi faktin qe qe pikerisht Sadi ai qe mbajti fjalimin e permortshem ne ceremonine funebre te Maratit e edhe ne kete fjalim raporti i tij me Maratin eshte mjaft i dyshimte pasi ai ate e mbajti vec per te shpetuar koken e vet meqe edhe nje here ne ate kohe ishte ne rrezik dhe i regjistruar ne listen e atyre qe i priste gijotina.
Ajo qe na interesonte ne perballjen midis Sadit dhe Maratit ishte konflikti midis individualizmit te cuar deri ne skaj dhe mendimit per nje permbysje politike e shoqerore. Edhe Sadi ishte i bindur per domosdoshmerine e revolucionit. Veprat e tij jane nje sulm i mirefillte kunder klases se korruptuar sunduese megjithate ai stepet para masave te dhunshme te drejtuesve te rinj dhe ashtu si dhe perfaqesuesit moderne te pozicionit te trete rri ulur midis dy karrigesh.
Vertet qe pasi del ne liri me 1790 vihet ne dispozicion te Konventes Nacionale behet sekretar i seksionit Piques Ushtat ku ngarkohet me administrimin e spitaleve merr madje edhe nje post si gjykates megjithate mbetet nje individualist teper i vrare nga burgimi i gjate aq sa e ka te veshtire te komunikoje me njerezit.
Edhe kur thote se e kishin demtuar masat qe mori kunder tij regjimi i vjeter kjo nuk e ben te shfaqet si hero pasi ai nuk u burgos per arsye politike por u padit per eksese seksuale cka e ben te rrezohet serish nen regjimin e ri kete here per shkak te shkrimeve te tij monstruoze.
E kemi zor ta perfytyrojme Sadin ne nje veprimtari per te miren publike. Ai e pa veten te shtrenguar ne nje rol te dyfishte ne njeren ane mbeshteste argumentet radikale te Maratit por nga ana tjeter i shikonte mire rreziqet e nje sistemi totalitar edhe pikepamjet e tij per nje shperndarje te drejte te te mirave materiale nuk shkonin aq larg sa ta dorezonte keshtjellen dhe pronat e tij e nuk ishte indiferent kur iu desh te hiqte dore nga keshtjella e tij La Coste pasi qe ajo u plackit dhe u dogj.
Ne pjeset e tij teatrore shprehen perpjekjet e fundit qe beri per te mberritur ne nje komunikim njerezor vecse sa me shume qe kalonte ne moshe aq me teper binte ne vetmi dhe izolim. Nje mjek i cmendines se Sharentonit e pershkruante si me poshte
E kam takuar shpesh tek ecte i vetmuar me ca hapa te rende e te zvarritur me nje veshje krejt te lene pas dore neper korridoret prane baneses se tij. Nuk e kam pare kurre te fliste me dike tjeter. Kur kaloja perbri tij e pershendesja e ai ma kthente pershendetjen me ate perzemersi te ftohte qe mban larg cdo mendim per te hapur nje bisede.
Edhe pse vendosja e tij perballe Maratit ne oren e fundit te ketij eshte nje shpikje jona prapeseprape gjendja e Maratit e pershkruar ketu i pergjigjet realitetit.
Semundja psikosomatike e lekures e cila e kishte mberthyer qysh ne periudhen e vuajtjeve ne bodrumet ku fshihej e prej se ciles vuajti sidomos ne vitet e fundit te jetes e detyronte qe te kalonte shume ore brenda ne vaske per te zbutur ndjesine e kruarjes. Ketu ndodhej gjithashtu ate te shtune te 13 korrikut 1793 kur Sharlote Kordei erdhi tri here te dera e tij perpara se ta linin te futej brenda ku do ta vriste me thike...
Sharlote Kordei nuk i kishte treguar askujt per planet e saj. E stervitur ne perhumbjen e ekzaltuar te jetes ne kuvend ajo u nis krejt e vetme me shembelltyren e Zhane DArkes dhe Judites biblike nder mend duke u kthyer edhe vete ne nje shenjtore.
Perktheu Ardian Klosi