"Deti i Shqiponjave", projekt turizmi
"Deti i Shqiponjave", kështu quhet projekti i ri, i cili po bëhet i pranishëm në Shqipëri në kuadër të programit INTERREG III Puglia-Albania. Në plan të parë, projekti ka promovimin e zonave turistike bregdetare, si për rajonin e Puglia-s (Itali) dhe për vendin tonë, si Vlorë, Sarandë dhe Durrës. Ardiana Karkashi, koordinatore e këtij projekti shprehet se kjo nismë synon të promovojë zhvillimin e këtij sektori nëpërmjet një studimi dhe oferte të instrumenteve dhe analizave të avantazheve krahasuese, të potencialeve të sektorit turistik detar, të cilat janë elementet kyç për një rrjet turistik që i korrespondon karakteristikave të territorit dhe aspiratave sociale për të ruajtur ambientin kulturor dhe natyror të vendeve të pasura me tradita me bukuri peizazhesh e histori. Në fushën e turizmit dhe veçanërisht në nivel destinacioni bregdetar, ky proces sjell një politikë administrimi të integruar, që parashikon të përfshijë të gjitha subjektet që operojnë në fushën e ofertës turistike bazë.
Për realizimin e projektit "Deti i Shqiponjave" po kontribuon si partner lider Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Brindisit, ISFORES, si dhe Unioni i Dhomave të Tregtisë së Puglia-s, Dhomat e Tregtisë e Industrisë së Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Projekti më datat 29 mars deri më 5 prill, po realizon me rreth 16 studentë të përzgjedhur nga tre qytetet e sipërpërmendura, një kurs për guidë turistike, historike dhe natyrore në Brindisi, të cilët më pas do të udhëtojnë në Shqipëri, të shoqëruar nga disa docente italiane dhe shqiptare.