Ollbrajt: Rusia po sfidon SHBA për Kosovën
"Gruaja e fortë" e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte një nga inspirueset dhe udhëheqëset e luftës së Perëndimit ndaj makinës ushtarake të Millosheviçit, në vitin 1999 i ka bërë thirrje Uashingtonit që të qëndrojë fort në pozicionin e tij për Kosovën. Ish-shefja e diplomacisë amerikane, duke folur në një aktivitet të rëndësishëm, ka theksuar se pikërisht Kosova ka qenë një sfidë e rëndësishme dhe një gur prove për të testuar qëndrimin e Rusisë së Vladimir Putinit, që cila po pengon integrimin e Kosovën në institucionet ndërkombëtare. Ish- sekretarja e Shtetit, Madlen Ollbrajt, tha se Kosova është model për botën dhe është i vetmi shembull që na bën të mendohemi në qëndrimin amerikan, qëndrimin që duhet të mbajmë tani me Rusinë në presidencën e ardhshme të SHBA-së. Këto komente, Ollbrajt i bëri me rastin e 30-vjetorit të qendrës ndërkombëtare të drejtësisë, "Dean Rusk", në universitetin "Georgia School of Law Dean Rusk". Madlen Ollbrajt u kujtoi pjesëmarrësve në këtë eveniment se për sa i përket Putinit, i cili nga President i Rusisë po bëhet Kryeministër, nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një njeri që ka qenë i involvuar në agjenturat më famëkeqe të botës, si drejtor i KGB. "Ai ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera që tregojnë qartë karakterin e tij. Duke sfiduar së fundmi dhe SHBA-të, me qëndrimin e tyre kundra pavarësisë së Kosovës, mosnjohjen e saj dhe pengimin me të gjitha mënyrat për futjen e shtetit të ri të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe integrimin e saj si shtet në strukturat euro-atlantike", tha zonja Ollbrajt. Në këtë manual historik morën pjesë Henri Kisinger, Xhejms Bejker III, Uarren Kristofer, Madlen Ollbrajt dhe Kolin Pauell, në një forum unikal, i cili u moderuar nga moderatori Terenc Smith, analisti i famshëm amerikan i programit "The News Hour with Jim Lehrer". Panelet, të cilat u trajtuan në këtë përvjetor, qenë: "Stabilizimi i Irakut; bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme; Al Kaeda dhe militantët islamikë; reforma e emigracionit në SHBA; iniciativa globale; SHBA dhe energjia; imazhi i SHBA-së në botë; të drejtat e njeriut; tregtia e lirë; Irani; Pakistani; Kanadaja; Rusia; Kina dhe pika më interesante ishte Kosova, e trajtuar nga ish-sekretarja e Shtetit, Madlen Ollbrajt.
Udhëheqësit e 26 vendeve anëtare të Aleancës Ushtarake të Atlantikut Verior të NATO-s pritet që në samitin që fillon këtë javë në Bukuresht të ftojnë për anëtarësim edhe tri vende të reja: Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që një mesazh i qartë i Aleancës do të forcojë edhe më tutje pavarësinë e Kosovës. Ftesa për zgjerim e këtyre vendeve është mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga analistë, ish-zyrtarë të mbrojtjes, anëtarë të kongresit, si dhe nga vetë Presidenti amerikan, George Bush. Zgjerimi i NATO-s, përveçse si një mirënjohje për vendet që kanë bërë ndryshime pozitive dhe përparime në tranzicionin demokratik, konsiderohet edhe një veprim politik dhe strategjik për sigurinë në Ballkan, sidomos në dritë të ruajtjes së paqes dhe, sipas disa analizave, në mbrojtje të sigurisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sipas analistëve amerikanë, Kosova dhe garancia për sigurinë dhe integritetin e saj do të jetë edhe pjesë e axhendës në takimin e NATO-s, ku do të ritheksohet edhe një herë mesazhi prapa të cilit do të qëndrojë muskuli i forcës mbi vendosmërinë e aleancës për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës. Ky mesazh, thonë ata, do t‘i bëhet i qartë sidomos Serbisë dhe Rusisë, që ende nuk po mësohen me faktin se Kosova është tashmë e pavarur.
Konsiderata
"Ai ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera që tregojnë qartë karakterin e tij, duke sfiduar SHBA-në me qëndrimin e tij kundra pavarësisë së Kosovës dhe mosnjohjen e saj dhe pengimin e futjes së shtetit të ri të Kosovës në Kombet e Bashkuara"