E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti i Vdekur në listën e mrekullive të botës

IZRAEL - Deti i Vdekur është një ndër 28 kandidatët e fundit për listën e shtatë mrekullive të reja të botës, një votim që zhvillohet në internet nga “World of New 7 Wonders”.

I ndodhur midis Izraelit, Jordanisë dhe një pjesë të territoreve palestineze, Deti i Vdekur është një destinacion i çmuar për turistët, sidomos për përmbajtjen minerale të shëndetshme të ujit.Kontrastet dhe ngjyrat e Detit të Vdekur janë të mahnitshme.

Deti i Vdekur është 67 km i gjatë, 377 metra i thellë dhe 8 herë më i kripur se uji i oqeaneve. Sasia e kripës pengon zhvillimin e florës dhe faunës.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›