E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keira Knightley, “Kur isha 5 vjec kërkova një agjent”

ITALI- Keira Knightley rrëfehet e flet për filmin e saj të fundit “A dangerous method” dhe për vështirësinë që has në skenat e seksit në set. Lajmi është publikuar në revistën 'Grazia'. Keira ka qenë gjithnjë një vajzë e hedhur, për ditëlindjen e saj të pestë ka kërkuar si dhuratë një menaxher. Siç thotë ajo vetë në moshën gjashtë vjeçare e kishte tashmë një të tillë.

Ka qenë një sukses i garantuar Keira: një nënë skenariste, baba aktor, një fëmijëri e kaluar në botën e kinemasë dhe të teatrit, kanë bërë që edhe ajo vetë të dëshironte të bëhej protagoniste.

Keira tregon dhe që ka provuar të ndjekë kolegjin por pa sukses.”Në kolegj kam shkuar vetëm tre muaj, isha e dëshpëruar, jo e lumtur, nuk kisha asnjë shok dhe qaja gjithë ditën. Doja të kthehesha në shtëpi të recitoja”

Keira thotë se skenat e seksit mbeten një tabu për të, aq sa donte të refuzonte filmin e Kronenberg pasi lexoi në skenar skenat e seksit sidomas që duhet të interpretonte.

Gjatë xhirimeve të filmit të fundit Keira tregon se ka arritur të kërcënojë partnerin e saj aktorin Micheal Fassbender:”Dëgjomë mirë, jashtë ka një truprojë dhe nëse më prek qoftë dhe me një gisht dhe i them që të të thyejë këmbët” ka thënë ajo.
(ad.si/BalanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›