E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti mbyt dy shtetas

Të njëjtin fat gati sa nuk e pësoi edhe një i afërm i tij, i cili tentoi t’i vinte në ndihmë. "Adriatik Shabanaj, 15 vjeç, u mbyt në det në rrethana ende të pasqaruara, ndërkohë që i afërmi i tij Fatjon Shabaj, nuk arriti ta shpëtonte, duke rrezikuar edhe jetën", bënë të ditur burimet e policisë.

Dy të afërmit kishin shkuar në plazhin e Porto Novës, ndërsa adoleshenti nuk mundi t’i shpëtonte dallgëve të mëdha. 20-vjeçari që tentoi t’i vinte në ndihmë përfundoi në spital, tashmë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima ishte kthyer pak ditë nga emigrimi për të kaluar pushimet në Vlorë.

Ndërkohë, një tjetër person i pajetë u gjet sot në brigjet e detit të Sarandës. Policia bëri me dije se kufoma i përket një 60-vjeçari, i cili është pikasur nga kalimtarë të rastit.  “Nga hetimet e para është arritur në përfundimin se trupi i përkiste një personi me moshë rreth 60-vjeç”, thotë policia, ndërsa shton se trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ku vazhdojnë përpjekjet për të zbuluar identitetin e tij.

Ekspertët kanë shprehur mendimin se bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo të vullnetshme, duke përjashtuar krimin e mbytjes nga persona të tjerë, pasi në kufomë nuk janë konstatuar shenja dhune. /Start/

                                                                                             2012-07-31 15:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›