E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detroit në gjendje lufte!

Detroiti, i cili për një kohë të gjatë është përballur me krizë ekonomike dhe braktisje nga fqinjët është zgjuar të martën i rrethuar nga një armatë e huaj.

Armata ka arritur me kamera, kamion ushtarak dhe flamurë sinjalizues dhe ushtarë kamuflazh me bari pasi që ka filluar ribërja e filmit të vitit 1984, Red Dawn, duke e bërë atë një qytet shumë të populluar.

Disa blloqe janë bërë në qendër të Detroitit, e cila do të mbyllet brenda dy javëve gjatë xhirimeve, për të cilën gjë thuhet se kanë pasur pak ndikim në zënien e trafikut por ka tërhequr vëmendjen e këmbësorëve.

Michigan është përpjekur që të fitoj kineast nga shteti me iniciativa të larmishme për një ekonomi që ka mbetur shumë e varur sa i përket shëndetit dhe industrisë. Në këtë vend ka xhiruar edhe Eastwood filmin Gran Torino.

Përndryshe shkalla e papunësisë në Michigam është 15.2 për qind dhe atë në gusht të këtij viti, ndërkaq në tërë Detroitin është dyfish më e madhe se kjo.

Është gjendje shumë e keqe këtu, ka thënë Edwin Codwell, i cili shikonte pjesë të xhiruara të filmit. Ka qenë e vështirë për ne dhe mund të bëhet edhe më vështirë për të tjerët.

Metro-Goldwyn-Mayer është në shtetin në fjalë për të bërë filmin Red Down për disa javë. Kinestët kanë thënë se duhet që të xhirojnë rrëzimin e makinave në qytet duke improvizuar një eksplodim në një ndërtesë të Detroitit.

Në filmin origjinal duhet të duken edhe tinejxher të cilët shkojnë në mal për të filluar luftën e tyre guerile pasi qyteti i tyre i vogël amerikanë pushtohet nga ushtarë kuban dhe sovjetik.

Në filmin e ri, ushtarët janë nga Rusia dhe Kina dhe Detroit është i njohur për qytetet në SHBA që ka lloje të ndryshme të racave.

Premiera e këtij filmi pritet që të jepet në nëntor të 2010-ës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›