E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit shkrimtarit Dhimitër Xhuvani

Është përcjellë për në banesën e fundit shkrimtari dhe skenografi Dhimitër Xhuvani. Miq, kolegë e politikanë kanë ngushëlluar të afërm e familjarë të të ndjerit. Autor i mjaft veprave artistike, Xhuvani njihet si një ndër figurat kryesore që bënë epokë në letërsinë shqiptare gjatë dekadave të fundit. Koleget e tij më të afërt e kanë cilësuar si një humbje të madhe jo vetëm për familjarët, por edhe për artin letrar në Shqipëri. Vlerësimet më të larta për gjeniun e prozës ka shprehur miku i tij Teodor Laço.
"Veprat e tij kane lënë gjurmë në kujtesën e lexuesve dhe artdashesve", theksoi në një prononcim për "Ora News" shkrimtari Fari Balliu .Dhimitër Xhuvani njihet nga kolegët e tij më të ngushtë edhe si një mik i mirë dhe inkurajues të talenteve të reja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›