Detyrat e politikes Lajcak Ndryshoni kodin beni dialog

Axhenda europiane dhe reforma zgjedhore janë dy çcështjet të cilat i adresohen si detyrë politikës shqiptarë pak ditë përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian. Drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Mirosllav Lajçak thotë për AS se pengesë për realizimin e asaj që pritjen nga Bashkimi Europian janë bërë problemet e brendshme, si ngërçi politik dhe mungesa e kompromisit për integrimin europian.
• Arvizu: Dialogu jo mbi Wikileaks
• Wolfarth: Debati të mos bëhet kusht
• Gjana: Të mos ndryshojë sistemi
• Tahiri: Kriza në dorë të PD-së
Lajçak thotë se plotesimi i këtyre dy pikave është një domosdoshmëri për afrimin e shpejtë me komunitetin europian dhe shans i mirë për politikës që të rifitojë kohën e humbur.
"Ky vit nuk ka qenë i lehtë për Shqipërinë. Mund të ishte bërë më shumë nga ç`është bërë deri tani. Sepse ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka probleme për sa i përket integritetit territorial, gjuhës apo emrit të saj. Mirëpo vendin e pengojnë problemet e brendshme që i krijon vetë. Na vjen keq për këtë, sepse keto gabime ndikojnë shpesh në rezultatin final të garës. Unë shpresoj që vendi juaj të mund t'i tregojë mundësitë e tij reale që i ka treguar në të kaluarën, në mënyrë që të fitojë kohën e humbur dhe për t`u përqëndruar në dy çështje, që janë theksuar në raportin per progresin e vitit të kaluar dhe qe do të nënvizohen gjithashtu në raportin e ketij viti. Në radhë të parë është zbatimi i axhendës evropiane në mënyrë gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në vend, duke bërë qe kjo axhendë të jetë mbizotëruese në gjithë jetën politike të vendit", tha Miroslav Lajçak, Drejtor për Ballkanin në Komisionin Europian.
Lajçak fton politikën shqiptare të fillojë menjëherë punën për reformën zgjedhore. Ai u adresohet me mesazh të qartë edhe lidershipit shqiptarë, duke rikujtuar se tashmë detyrat janë të qarta për Shqipërinë.
"Të fillojë sa më parë ndryshimi i kodit elektoral sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, në mënyrë që të shmangen situatat si në zgjedhjet e fundit parlamentare apo lokale. Në fakt, nuk ka asgjë të re, politikanet tuaj e dinë shumë mirë se çfarë pritet për t'u bërë", vijoi Lajcak.
I pyetur për mundësinë e marrjes së statusit, Miroslav Lajçak nuk dha ndonjë opinion, duke mos dashur të bëjë spekulime me një vlerësim që bëhet nga kolegji i Komisionit dhe miratohet nga Këshilli i Minisrave të BE-së. Ai përshëndeti, kthimin e opozitës në parlament, ku pritet miratimi i ligjeve dhe i reformave të munguara deri tani.
Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e diel , 02 tetor 2011 )