Detyrimi, shembuj konkretë për interesat e kredisë konsumatore
26/05/2011 Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për konsumatorin në lidhje me kontratat
Për ta bërë më të qartë informacionin për interesat e kredive konsumatore bankat apo do të detyrohen të japin shembuj standard. Qeveria ka miratuar dje një projektligj që sjell ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve. Një prej të drejtave që shtohet në këtë ligj është ajo që i jep konsumatorit mundësinë në çdo kohë, të shlyejë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e tij, sipas marrëveshjes së kredisë. “Në këto raste, konsumatorit i jepet e drejta e reduktimit të kostos totale të kredisë, që konsiston në uljen e interesit dhe kostove për periudhën e mbetur të kontratës së kredisë”, - theksohet në projektligj. Ndërsa në shembullin konkret duhet të specifikohen norma e huasë, fikse ose të ndryshueshme, ose të dyja së bashku, me veçoritë e çdo pagese/detyrimi të përfshira në koston totale të kredisë për konsumatorin, shuma totale e kredisë, apo edhe norma vjetore e përqindjes së pagesave/detyrimeve apo norma efektive e interesit (NEI), siç përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë. Në këtë projektligj, i cili do të miratohet në Parlament shtohen edhe disa sanksione për ata që nuk përmbushin detyrimet, qoftë kundrejt klientëve por edhe kundrejt organeve kompetente Këtu përfshihet çdo njësi tregtare që ofron mallra apo shërbime për klientët, apo edhe ofertues për paketat e udhëtimit Një prej tyre është dënimi me gjobë në masën 2% të xhiros vjetore të vitit financiar paraardhës, por jo më pak se 500 000 lekë në rast se nuk përmbushet detyrimi për kredinë konsumatore, gjobë e cila caktohet nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit. Në rast të mosplotësimit të detyrimit për dhënie informacioni, nga tregtarët, në mënyrë të qartë, të vërtetë e jo të mangët, për organet zbatuese dhe strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve, gjoba është jo më pak se 300 mijë lekë.