Tensioni politik Jaka Turizmi me i godituri

Ekonomia shqiptare do të vuajë pasojat e ngërçeve politike dhe efektet e para janë regjistruar tashmë. Kreu i biznesit për Tiranën, shpjegon në ekranin e Albanian Screen se bizneset që operojnë në turziëm janë të parat që janë prekur nga pasiguria që krijojnë konfliktet poltike.
"Me kontaktet që ne kemi pasur, por normalisht edhe në bazë të statistikave dhe të deklaratave që janë bërë tashmë në fushën e turizmit, është sektori më i dëmtuar tani për tani, pasi të gjitha zonat turistike shqiptare kanë dyert për turistët dhe shihet që fluksi nuk është ai i pritshmi, dhe parashikohet që nëse kriza politike do vazhdojë, edhe optimizmi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë do jetë i ulët. Pse duhet të vijnë ata këtu të marrin ngrysjen që kanë qytetarët shqiptarë?"- shprehet Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së, Tiranë.
Tanimë janë rreth dy muaj që e gjithë vëmendja e publikut është përqëndruar në konfliktet poltike, çka ka bërë që gjithçka tjetër lihet pas dore. Biznesi bën apel që kjo situatë të ndryshojë sa më parë.
"Ajo çfarë na intereson është që sipërmarrja ka nevojë për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike. është kthyer në faktor determinues në suksesin e sipërmarrjes shqiptare"- thotë ai.
Që në fillim të këtij vitit imazhi i Shqipërisë u dëmtua nga ngjarjet e 21 janarit. Më pas ishte fushata zgjedhore që u shoqëruar me incidente të cilat prishën imazhin e vendit. Ndërkohë dhe pas zgjedhjeve pati bllokime rrugësh, konflikte me policinë dhe protesta të cilat u pasqyruan gjerësisht dhe nga mediat ndërkombëtare.
Florian Papadhimitri