Devijimi i rrugës në Poçem, burim aksidentesh në Levan – Tepelenë, problem për drejtuesit

Devijimi i rrugës në Poçem, në aksin kombëtar Levan-Tepelenë, është tepër problematik.
Një masiv gurësh që bllokoi rrugën Levan- Tepelenë si pasojë e reshkitjeve nga reshjet 5 vjet më parë, vazhdon të jete rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.
Sipas tyre kjo rruge është bërë shpesh edhe burim aksidentesh. Përgjatë kësaj periudhe prej 5 vjetësh regjistrohen mbi 125 aksidente ku fatkeqsisht janë shënuar edhe viktima.
Në këtë segment devijimi është i fortë dhe pa ndriçim. Veçanërisht gjatë natës ai kthehet në rrezik potencial për aksidente.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur nëpërmjet një kompanie rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme ndërsa punimet edhe sot vijojnë.
Deri tani është kryer zhvendosja e dherave e gurëve dhe është hapur traseja e rrugës, por ende nuk dihet se sa mund të zgjasë deri në përfundim të riparimit.
Gazetare Megi Mëhilli
/ rtsh /