Devijohet lëvizja në shesh, bllokohet hyrja nga "Rruga e Dibrës"
do të bëhet në një aks të ri rrugor, mbrapa Pallatit të Kulturës. Tashmë Bashkia e Tiranës, ka bllokuar pothuajse çdo hyrje në sheshin "Skënderbej", i cili është kthyer në një kantier ndërtimi. Sheshi kryesor është rrethuar në çdo cep të tij, ndërkohë që punimet zgjerohen nga dita në ditë. Punimet në sheshin "Skënderbej", kanë sjellë prej kohësh një kaos në trafikun e Tiranës, pasi drejtuesve të automjeteve, ju është dashur të ndeshen me një qarkullimin të ri rrugor në Tiranë. Disa akse janë bllokuar, ndërkohë që të tjera janë hapur. Punimet në sheshin "Skënderbej" kanë mbi dy muaj që kanë nisur për zbatimin e planit belg në sheshin në qendër të Tiranës.
Taçi Oil ndihmon 20 fëmijë me probleme në Tepelenë
Edhe fëmijët me probleme që ndodhen të rehabilituar pranë qendrës humanitare Dora e ngrohtë në Tepelenë mund të shijojnë freskinë e detit dhe të kenë mundësinë të bëjnë pushime verore. Rreth 20 fëmijë të kësaj qendre janë nisur drejt qytetit të Sarandës falë mbështetjes dhe kujdesit të drejtuesit të kësaj qendre, Gjon Dervishi, i cili prej vitesh me shumë mund ka arritur të ngrejë në këmbë qendrën që fillimisht ka mundur ta ndërtojë vetëm me shpenzimet e tij personale e më pas është ndihmuar nga donatorët private, veçanërisht nga grupi Taçi Oil i cili ka dhënë një ndihmesë të madhe për këta fëmijë në vite. Pranë kësaj qendre 32 fëmije të moshave të ndryshme, mes tyre paraplegjike, por edhe me probleme mendore ndjekin një program mësimor të përshtatur për specifikat e tyre ndërsa organizimi i ditës është për tu pasur zili falë punës të madhe që bëjnë kujdestaret dhe mësuesit. Kjo nuk është hera e parë që fëmijët e qendrës Dora e ngrohtë shijojnë pushimet verore. Donatorët e saj kanë mundësuar çdo vit pushimet e fëmijëve në bregdetin shqiptar.
Studimi, 50 gramë në ditë oriz ngjyrë kafe, ul rrezikun për diabet
Studimet e reja të cilat kanë analizuar më shumë se 200 mijë persona, kanë vërejtur se duke zëvendësuar orizin e bardhë me atë ngjyrë kafe mund të ulet edhe rreziku për prekje nga diabeti. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se konsumi i lartë i orizit të bardhë është i lidhur edhe me rrezikun më të madh për tu prekur nga diabeti krahasuar me konsumin më të ulët të tij. Në anën tjetër shkencëtarët kanë vërejtur se te grupi i cili ka zëvendësuar pjesërisht (50 gr/ditë) orizin e bardhë me oriz ngjyrë kafe, gjasat për tu prekur nga diabeti kanë qenë 16% më të ulëta. Nëse orizi i bardhë është hequr krejtësisht prej përdorimi, rreziku është ulur madje në 36%. Autorët bëjnë të ditur se për shkak të procese të ndryshme të përpunimit të orizit të bardhë dhe atij ngjyrë kafe, edhe efektet janë të ndryshme.