E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Leka: Detyra ime këtë verë, të injektoj kulturën e vërtetë

Muzikanti i njohur shqiptar zbulon sekretet e projekteve artistike të sezonit veror

Për herë të parë në Shqipëri organizohet një event artistik i verës. Një trupë profesioniste e përbërë nga balerinë, këngëtarë, instrumentistë, aktorë dhe moderatorë, të gjithë nën drejtimin e muzikantit të njohur Gjergj Leka. Në një intervistë dhënë për gazetën, ai rrëfen të gjitha detajet e projekteve artistike të këtij sezoni. Kantautori i

njohur i muzikës së lehtë shqiptare Gjergj Leka, premton të sjelli në FestivalBar, artin dhe kulturën e vërtetë, ai do të vijë i pastër dhe pa bastardime para publikut këtë sezon veror, pasi kantautori i njohur shqiptar ka punuar shumë për këtë event, i cili starton sot në Golem. Në këtë projekt kulturor ai nuk ka qenë vetëm, por së bashku me shumë miq të tij artistë të cilët janë po ashtu personalitete të artit dhe kulturës shqiptare premtojnë të sjellin diçka ndryshe, të bukur dhe argëtuese tek publiku, atë që ndoshta strukturat shtetërore nuk e kanë bërë deri më sot. Kantautori në këtë intervistë pohon se këtë format e kanë dhe vende të tjera, dhe për herë të parë vjen dhe në Shqipëri, që synon traditën. Trupa e përbërë nga 30 artistë profesionistë së bashku me artistë të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit, për tre muaj rresht do të performojnë në skenat e reja të ngritura posaçërisht për këtë event që do të jenë në bregdet. Ky festival do ti shërbejë më së miri edhe imazhit të turizmit shqiptar, kaq i rëndësishëm për promovimin e bukurive natyrore dhe siteve arkeologjike të vendit tonë. Gjate tre muajve të verës, nuk do të ketë vetëm aktivitet koncertal në orët e mbrëmjes, por programacioni për pushuesit shqiptarë dhe të huaj do të fillojë që orët e para të mëngjesit me një program të studiuar mirë nga stafi drejtues. Aerobi në det për të gjitha grup moshat, lojëra dhe surpriza për fëmijët, kurse kërcimi në pistën e ngritur buzë detit, hitet e muzikës shqiptare tradicionale, karaoke party, zhytje sportive etj, do të vijnë për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë festival. Ekspozita fotografike e shoqëruar me video me sitet më të rëndësishme turistike shqiptare, aktivitete kulturore dhe projektet do të jetë ndër aktivitetet e para. Në ambientin e Hëna Resort, është ndërtuar edhe paserela e sfilatave të modës, si dhe një pistë vallëzimi për rininë. Moderatorë do të jenë Gjergj Leka dhe Nigela Ruka. Sa i takon artistëve të tjerë emra të njohur si Koço Devole, Bujar Kapexhiu, grupi Ali Pash Tepelena etj, por dhe shumë artistë të huaj do të vijnë për publikun. Në stafin organizues veç Gjergj Lekës dhe Alfred Trebickës janë edhe koreografia Kozeta Bakiu dhe Dorian Lamko. E ndërkohë sa e vështirë ka qenë për kantautorin Gjegj Leka të mbërrinte deri në këtë festival veror, ai na e zbulon në këtë intervistë, pa harrura të flasë dhe mbi bastardimet që i bëhen sot muzikës shqiptare.

-Për herë të parë në vendin tonë vjen një festival veror, si ju lindi kjo ide?
Ajo që ne kemi parë, jo vetëm Durrësi dhe Golemi, por dhe e gjithë zona e plazhit, duke marrë të gjithë vijën nga Durrësi deri në Sarandë, shikojmë vetëm diskoteka dhe kubiste në darkë ose ndonjë këngëtare që këndon në playback dhe nuk ke asgjë tjetër se me çfarë të argëtohesh. Për mua organizmi gjatë verës duhet të jetë dhe më shumë lart akoma, pasi është një MTKRS që merret me këtë, por janë po ato gjëra sporadike, që janë si çdo vit për pushuesit në bregdet. Në të gjithë botën, që janë vende që nuk kanë mundësitë tonë, si Austria që ka vetëm liqene argëtimi nuk mbaron. Më mirë se arti nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mbledhur njerëzit, ndërsa tek ne rrinë tërë ditën në rreze të diellit, pa asnjë lloj aktiviteti. Ne jemi i vetmi vend, që njerëzit bëjnë xhiro në breg të detit nga mëngjesi deri në darkë, pasi nuk kanë se me çtë merren. Ideja për këtë FetivalBar mua më lindi nga një format, siç është FestivalBar në Itali, meqë unë jetoj atje, i cili bëhet në periudhën e verës, por dua të them që ne kemi dhe televizionet tona, të cilat japin ritransmetime gjatë verës në një kohë që duhet të kishin një tjetër programacion veror. Për të zhvilluar një festival unë mora një vend që mu duk më i përshtatshmi në Golem, Hëna, që unë rastësisht e kam parë vitin që kaloi dhe mu duk një oaz i paprekur nga ndërtimet pa leje, nga pisllëku edhe nga shumë të tjera. Varfëria kulturore e argëtimit është kudo në vendin tonë, jo vetëm në bregdet. Nuk themi se mungon muzika tecno dhe hous, por kjo nuk është një aktivitet kulturor, nuk mund ta quajmë të tillë.

-Sa artistë do të marrin pjesë në këtë festival veror?
E para në këtë aktivitet, është se ky festival sjell kulturë dhe duhet të sjellësh shumë llojshmëri, duke ditur edhe grupmoshat që nga fëmija një vjeç e deri tek ata që janë të moshuar. Prandaj unë krijova një trupë prej 48 artistësh. Për këtë qëllim unë mblodha të gjithë gjinitë e mundshme të artit. E drejtoj unë, regjisori Alfred Trebicka dhe koreografia Kozeta Bakiu, por nuk duhet të harrojmë që edhe programi është bërë i bashkangjitur për këto grupmosha. Nuk do ti injektoj kulturën e mendimit, edhe njerëzit në këto ditë pushimi që kanë nuk duhet të thellohen shumë, të mos mendojnë për politikën e deri tek profesionalizmi i muzikës ose i artit. Për këtë arsye ne i mblodhëm të gjitha gjinitë dhe është hera e parë, që do të bëhet një variete në tërë kuptimin e plotë të fjalës, duke lidhur muzikën, këngën, muzikën instrumentale, baletin modern dhe atë klasik, por dhe kërcimin popullor, përfshirë këtu aktrimin dhe humorin deri tek sfilatat e modës. Këto gjëra janë në funksion të kulturës. Detyra ime këtë verë, është të injektoj kulturën e vërtetë.

-Sa e vështirë ka qenë për ju, pasi ju sillni edhe traditën shqiptare në këtë festival kulturor?
Kjo përzgjedhje tregon haptas mendimin tim në lidhje sa i takon kësaj lloj muzike. Në këtë festival nuk ekziston fjala tallava apo bastardime, sepse ne duhet të jemi të parët që të japim një shembull edhe për nivelin. Do të kemi muzikë popullore të të gjithë trevave, që nga Shqipëria deri në Kosovë, por unë kam marrë muzikën e vërtetë popullore. Një orë gjatë spektaklit në çdo mbrëmje i është dedikuar direkt publikut. Ai mund të vijë të kërcejë sëbashku me trupën tonë të baletit, ta ndiejë trupën të vlerësuar, por deri tek karaokja, ku edhe aty do të ketë sërish këngë shqiptare. Nuk kam zgjedhur bastardimet e këngës shqiptare. Jam munduar që të mbaj traditën dhe të shumë viteve më parë, e cila po humb gjithashtu, por edhe humori është i zgjedhur me shumë kujdes, mos të ketë banalitete, por humori ti dedikohet verës. Nuk do të ketë humor politik, ne jemi një grup njerëzish që duam që pushuesit ta kënaqim deri në fund. Mos harrojmë se për herë të parë po vihet animacioni në vendin tonë, në mëngjes nga ora 10.00 deri në orën 14.00 pasdite dhe kjo jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë grupmoshat. Do të organizohen lojëra, aerobi dhe deri tek shëtitjet me kuaj, dhe këtë për tia bërë sa më të këndshme ditën. Programi do ti lançohet pushuesit që në mëngjes, por dhe në çdo darkë. I falënderoj shumë sponsorët tanë, sepse janë shumë të rëndësishëm të cilët na e kanë përkrahur këtë ide. Janë AMC, që do të bëjë promovimin e shumë gjërave, që nga pijet që do të jenë ekskluzive. Në plazh muzika nuk mund të vazhdojë pa ndërprerje, pasi janë dhe disa rregulla që duhen zbatuar, por nga ana tjetër kjo nuk na pengon të lemë hapur dhe një beach bar pa muzikë dhe të rinjtë të kenë një mjedis të këndshëm. Kemi menduar shumë dhe për ndriçimin, pasi në mjedisin shqiptar nuk mund të dalësh pas orës 23.00 të natës, pasi të hanë qentë. Për këtë arsye unë kam bërë dhe ndriçimin e të gjithë asaj zone deri në det brenda që të jetë sa më i këndshëm, madje unë mendoj që shezllonet janë më të bukura natën për të gjithë ata që janë të dashuruar, kështu që me të gjitha këto unë jam munduar që të bëj një gjë ndryshe, por ky është një format që e bën e gjithë bota. Nëse marrim Ulqinin që ne kemi më afër, ai nuk ka mundësitë tona, por ai merr më shumë turistë se ne, sepse ka gjithë ato struktura. Ata dinë të bëjnë, di

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›