Devoll, 12-vjeçari përdhunohet nga dy të rinj

Një i mitur ka rënë pre e dhunës seksuale gjatë ditës së martë në fshatin Bitinckë në Devoll.
Policia bën të ditur sot se djali 12-vjeçar është dhunuar, ndërsa dy persona kanë rënë në prangat e policisë.
Ata janë shtetasit me inicialet E.B, 19 vjec dhe R.M 16 vjec.
I mituri po merr mjekimin e duhur, ndërkohë që do të këshillohet nga një psikolog për shkak të traumave që ka pësuar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ekspertiza ka vëtetuar dhunimin seksual.