E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali Shkodres rikonstruksion i plote

Spitali Rajonal i Shkodrës brenda fundit të këtij viti do jetë i përfunduar nga rikonstruksioni i plotë. Sipas Drejtorit të Spitalit, Namik Kamberi, një pjesë e rikonstruksionit të tij tashmë është në fazën e fundit dhe brenda fundit të muajit gusht do nisë instalimi i aparaturave me moderne që kapin shifrën prej 1.5 milionë eurosh.

Sipas Namik Kamberit, Drejtor i Spitalit Rajonal në Shkodër, gjatë kësaj jave do përfundojë edhe furnizimi i spitalit me medikamente. Tenderat kanë përfunduar dhe janë lidhur kontratat me kompanitë farmaceutike të cilat do të bëjnë furnizimin me medikamente. Kohët e fundit Urgjenca e Spitalit është përballur me raste të aksidenteve dhe helmimeve.

Faza e tretë e ndërtimit të spitalit Rajonal të Shkodrës është një fond prej 8.5 milionë eurosh i akorduar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Faza e rikonstruksionit të godinës ekzistuese është në përfundim e sipër, ndërsa pritet që brenda këtij viti të përfundojë edhe ndërtimi i godinës së re të spitalit dhe rikonstruksioni i poliklinikës e cila do zhvendoset nga vendi ekzistues që është në qendër të Shkodrës në afërsi me godinën e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›