E Diel, 1 Nëntor 2026

Austin: Sulmet në Irak mund të frikësojnë investitorët e huaj

Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak, Llojd Austin, deklaroi se dështimi për të ndalur sulmet e militantëve mund të ndikoj në largimin e ivestitorëve të huaj nga vendi.
 

Këto komente ai i bëri pasi 28 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën, nga dy sulme me bomba dje kundër ndërtesës qeveritare në veri të Bagdadit.
 

Të paktën 10 policë dhe ushtrë janë vrarë në sulmet gjatë tre ditëve të shkuara në këtë vend. Muajin e kaluar u vranë 14 ushtarë të Shteteve të Bashkuara, që ishte numri më i madh i ushtarëve të vrarë gjatë një muaji, që nga qershori i vitit 2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›