E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Kolegji Zgjedhor neser jep vendimin

Kolegji zgjedhor do të japë të mërkurën vendimin për kërkesën ankimore të PS për rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.
Pritet që trupa gjykuese e Kolegjit të vendosë mbi kërkesëpadinë e tretë të Partisë Socialiste, e cila kundërshton rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryebashkiak të Tiranës, si dhe kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së votimit në 284 qendra votimi në kryeqytet.

Kolegji Zgjedhor është investuar dy herë në lidhje me garën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë. Më 3 Qershor, Kolegji rrëzoi kërkesë padinë e Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërim të votave të hedhura jo në kutitë përkatëse.

Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e socialistëve, duke urdhëruar KQZ-në të kryente një hetim administrativ në 368 qendra votimi.

Vendimi i nesërm i Kolegjit, gati 2 muaj pas garës së 8 majit, dhe pritet të jetë formalisht i fundit në përgjigje të serisë së ankesave të socialistëve për zgjedhjet vendore. Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem në përballjen mes palëve për një çështje që lidhet me zgjedhjet. Në ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›