Devoll/ Qyteti pa uje te pijshem, shkak borxhet e ndermarrjes
Qyteti i Bilishtit prej disa ditesh nuk furnizohet me uje te pijshem. Shkak eshte bere nderprerja e furnizimit me energji elektrike nga OSSH-ja, pasi Ujesjellesi figuron ne listen e debitoreve. Sipas OSSH-se, ndermarrja i ka borxh shumen prej 36 milione lekesh te trasheguara prej disa vjetesh. Kjo mase eshte shoqeruar me reagime te ashpra te qytetareve te Bilishtit. Ata shprehen se i kane paguar faturat e ujit te pijshem dhe per kete qellim 20 mije banoret duan furnizim te rregullt me uje. Kreu i bashkise, Valter Miza, e ka cilesuar si vendim ekstrem nderprerjen e energjise te stacionit te pompave. Ai ka kerkuar qe te gjendet nje zgjidhje mes paleve, pasi ata qe e pesojne jane qytetaret.
D. Z.
D. Z.