E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet mesuesja, nxenesit braktisin shkollen

BERAT- Largimi nga puna i mesueses se klases se katert ne shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce ne Berat, ka shkaktuar reagimin e ashper te 22 nxenesve qe nuk pranojne te ndjekin procesin mesimor me arsimtarin e ri te sjelle nga Drejtoria Arsimore. Nderkohe qe numri i nxenesve ne shkollen "Qazim Bejko" eshte ulur ndjeshem per kete sezon, duke sjelle edhe reformen ne arsim. Si pasoje e renies se numrit te nxenesve, nga 206 ne 182 per kete vit, Drejtoria Arsimore ka hequr nga puna nje mesuese. Por largimi i Salushe Bendit dhe zevendesimi i saj me nje tjeter mesues jo vetem qe nuk eshte mirepritur, por ka lene pa mesim 22 nxenesit e klases se katert. Nxenesit jane shprehur se nuk kane mundur ta fillojne vitin shkollor per shkak te heqjes nga puna te mesueses se tyre. Ata nuk kane lejuar zhvillimin e mesimit me profesorin e ri, duke ndjekur leksione private me mesuesen e larguar nga puna. Drejtori i shkolles, Clirim Tare, ka konfirmuar kete situate te krijuar, duke u shprehur se jane vetem disa pakenaqesi te vogla qe do te rregullohen me kalimin e diteve. Reagime ka pasur edhe nga kreu i Drejtorise Arsimore, Yzedin Hima, qe per "KJ" shpjegoi se mesuesja eshte hequr per shkak te mungeses se kualifikimit dhe per asnje arsye tjeter, ndaj sugjeroi qe ky largim te mos behej shkak per pengese te mesimdhenies.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›