Priste dru pa leje, pranga 50-vjecarit
Korce- Nje person qe priste dru per zjarr ne zonen turistike te Dardhes, eshte arrestuar ne flagrance nga ana e Policise se Korces diten e djeshme. Burime zyrtare bene me dije se eshte ndaluar 50-vjecari Niko Nestori. Arrestimi i tij eshte kryer, pasi ne afersi te fshatit Boboshtice eshte kapur nga sherbimi i policise, teksa transportonte me kamion dru zjarri. I dyshuari nuk dispononte asnje leje per aktivitetin e prerjes se druve te zjarrit. Policia bene te ditur se eshte sekuestruar sasia e lendes drusore, si dhe kamioni i tij me targa KO 2181 A. I marre ne pyetje, Nestori ka deklaruar se drute i kishte prere ne pyllin e zones turistike te Dardhes.
D. Z.
D. Z.