Dy parcela me hashash afer Lazaratit
GJIROKASTER- Dy parcela me hashash jane zbuluar nga policia e Gjirokastres diten e djeshme afer zones se Lazaratit. Policia vendore beri me dije se ka asgjesuar rreth 900 rrenje bime narkotike ne dy aksione te ndryshme. Kontrolli u ushtrua ne fshatrat Kordhoce te komunes se Lazaratit dhe ne komunen Cepo, jo shume larg qytetit. Ne fshatin Kordhoce mesohet se jane asgjesuar 428 rrenje bime narkotike, ndersa ne komunen Cepo jane korrur 460 rrenje, qe te gjitha te llojit kanabis sativa. Sipas policise se Gjirokastres, bimet varionin nga dy metra, deri ne tre metra lartesi. Gjate tremujorit te fundit te ketij viti, ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokaster jane asgjesuar mbi 7 mije rrenje kanabis sativa, nderkohe jane ndaluar tre kultivues, te cilet aktualisht po hetohen ne gjendje te lire. Gjate operacionit te djeshem nuk eshte bere e mundur te ndalohen pronaret e dy parcelave, por po kryhen verifikime per te zbuluar emrat e tyre. Ky aksion vjen vetem nje dite pas zbulimit te nje cante misterioze te mbushur me 10 kg marihuane, e braktisur ne rrugen kombetare Gjirokaster-Kakavije. Autoret munden te arratiseshin, por vendi ku u gjet droga la te kuptohej se i perkiste zones se Lazaratit dhe Cepos.
B. K.
B. K.