E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, arrest me burg për përdhunuesin e 12 vjeçarit

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për 16 vjeçarin Romario Mullai, si i akuzuari kryesor për përdhunimin e 12 vjeçarit në Devoll. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa gjatë zhvillimit të seancës, i akuzuari nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Mbi Mullain bie akuza e përdhunimit ndaj një të mituri, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në fshatin Bitinckë në rrethin e Devollit. Viktimë e dy djemve maniakë është bërë bashkëfshatari me inicialet XH. P. Ata kishin kryer marrëdhënie me të miturin dhe disa muaj më parë, por ndonëse familjarët ishin munduar ta mbyllnin këtë histori, ajo është përsëritur, me të njëjtën tronditje për të miturin.

Mësohet se përdhunimi i fundit ka ndodhur pasditen e së hënës, duke e lënë atë në gjendje shoku pasi akti ishte kryer për herë të katërt brenda një periudhe të shkurtër kohe. Pas disa orësh, ka qenë vetë i mituri që ka treguar në shtëpi se çfarë i kishte ngjarë, madje duke identifikuar dy autorët.

Familjarët e 12-vjeçarit vetëm këtë herë vendosën t`i drejtohen policisë për të bërë denoncimin ndaj dy bashkëfshatarëve të tyre. Policia e Korçës, ka vepruar menjëherë duke dërguar të miturin për ekspertizë, çka provoi dëshminë e tij për përdhunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›