E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimi, 2 punonjës të “Aleat” dhe një pedagog i arrestuar

Policia e Korçës njofton se arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi tremujor, i cili arriti në konkluzionin se katër të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin u ndryshonin gjeneralitetet e personave me precedentë penalë dhe në kërkim ndërkombëtar, dhe më pas u siguronin atyre pasaporta biometrike.

Të arrestuarit janë: Artur Feto, 35 vjeç, banor i fshatit Fitore në Devoll; Armand Cenolli, 21 vjeç, operator aplikimi i kompanisë “Aleat” në Libonik të Korçës; Relis Mulla, 27 vjeç, specialist IT pranë “Aleat” dhe babi i tij Setki Mulla, 57 vjeç, pedagog në Universitetin “Fan Noli”.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “falsifikim letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “ndihmave për kalim të paligjshëm kufiri” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në provën e cilësisë materiale policia bllokoi 5 praktika të aplikimi për pajisje me pasaporta biometrike, tre automjete të markës “Mercedes Benz”, 12 copë aparate telefoni celular, 5 kart SIM, 2 USB, 1 kartë memorie, një pasaportë dhe 6 copë fotografi të shtetasve të ndryshëm.

Nga ana e Policisë së Korçës u deklarua se po hetohen edhe raste të tjera të aplikimit të dokumenteve të falsifikuara, si dhe persona të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /Start/

                                                                                             2011-07-08 09:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›