E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, një 31-vjeçar plagoset me armë zjarri

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Currilave, rreth 2 km larg nga qendra e qytetit bregdetar, 31-vjeçari Edmond Stoji është qëlluar me pistoletë, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa më pas autori i krimit është larguar nga vendngjarja, bën të ditur Policia e Durrësit. /Start/

                                                                                             2011-07-08 09:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›