Dy plagosje me armë brenda 12 orësh në Durrës

Dy plagosje me armë janë regjistruar brenda 12 orësh në qytetin bregdetar të Durrësit. Pas plagosjes së një 30-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në orët e para të ditës së sotme është shënuar edhe një tjetër vepër penale, plagosja e një tjetër personi pikërisht në Durrës.
Mësohet se një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën tregëtare të qytetit. I riu Andi Zotaj është qëlluar me armë dhe për pasojë është plagosur në këmbë. Menjëherë ai është dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 23-vjeçarit, por nuk bëhet me dije identiteti i tij për arsye hetimi. Mësohet po ashtu se i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në zonën e Currilave pas një sherri mes të rinjsh është plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Edmond Stoi. Polisia e qarkut të Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve brenda pak orësh në qytetin bregdtar të Durrësit.