Devoll, arrestohet i moshuari, e akuzoi nusja e djalit për përdhunim
Një i moshuar është arrestuar nga policia e Devollit pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me nusen e djalit të tij.
Karafil Topi u arrestua pas denoncimit në polici të nuses së djalit se vjerri i saj e ka përdhunuar që nga muaji prill e deri më tani.
Ndaj të moshuarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.