Kina projekte bashkepunimi e zhvillimi me Evropen
Kina ka caktuar një fond për projekte bashkëpunimi e zhvillimi në Evropën Lindore dhe Juglindore, cka u vlerësua nga kryeministri Berisha në takimin me Tian Yongxiang, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në Kinë. Kreu e qeverisë shqiptare e njohu delegacionin kinez me shpalljen së shpejti të tenderit të hapur ndërkobëtar për Rrugën e Arbrit. Ai vlerësoi ofertën e një kompanie prestigjoze kineze dhe qeverisë së vendit mik. CSCEC (China State Construction Engineering Corp.ltd)është e njëjta kompani që ka shprehur angazhimin e saj edhe për tramvajin e Tiranës. Berisha ftoi investitorët kinezë të përfitonin nga mundësitë që ofron Shqipëria në infrastrukturën portuale, energjinë hidrike, miniera, etj.