E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Arvizune Prioritet punesimi dhe rritja ekonomike e vendit

Punësimi dhe rritja ekonomike e vendit, prioritete të premtimeve elektorale të LSI-së, ishin në qendër të takimit mes Ilir Metës dhe Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, i cili shoqërohej nga përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Për Metën, tërheqja e investitorëve të huaj, ndihmon në rritjen ekonomike dhe punësimit të shqiptarëve.

Ambasarori Arvizu tha se amerikanët kërkojnë hapësira të reja për investime dhe se tregu shqiptar përbën një mundësi e mirë për investime.

Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, gjatë takimit kanë falenderuar kreun e LSI-së për mbështetjen e tij për vijueshmërinë e bashkëpunimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›