E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, ekspertiza: 11-vjeçari gënjeu, s’e përdhunuan

Pasi është analizuar 11-vjeçari me inicialet K.R është rrëzuar poshtë pretendimi i tij, ndërsa policia po heton pistën e ngacmimeve seksuale.

Djali nga Devolli pak ditë më parë denoncoi përdhunimin që pretendohet se i është kryer nga dy bashkëfshatarët e tij, po të mitur.

Djali i shoqëruar nga prindërit e tij i është drejtuar policisëku ka rrëfyer se është marrë me motor nga dy të miturit e tjerë dhe është çuar në periferi të fshatit.

Brenda këtij muaji, në një fshat të Devollit është regjistruar një tjetër rast përdhunimi me të mitur nga bashkëfshatarët e tij. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi akuzat e 12- vjeçarit që ishte përdhunuar 4 herë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-15 17:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›