E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në Skrapar, 6 të vdekur

Ngjarja ndodhi kur automjeti me të cilën udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Osum. 

Policia lokale bëri të ditur se viktimat e aksidentit janë shtetasit Vladimir Dulellari 26-vjeç, drejtues i mjetit, Fatjon Feka 23-vjeç, Eni Guri 21-vjeç, Xhulio Allko 19-vjeç, Edison Cuko 26-vjeç dhe Drilon Guri, 24-vjeç trupi i të cilit nuk është gjetur ende. 

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik. /Start/

                                                                                             2011-08-16 08:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›