Regjistrimi, gjobë atyre që refuzojnë deklarimin

Formulari ka në total 40 pyetje, 37 prej të cilave kërkojnë përgjigje me detyrim, ndërsa vetëm tri, ku përfshihet etnia dhe feja, janë lënë me deklarim të lirë.
Burime nga INSTAT thonë se për ata që refuzojnë plotësimin e formularit do të kenë penalizime. “Nga 40 pyetje individuale vetëm 3 janë jo të detyrueshme. Formulari është i detyrueshëm për t’u plotësuar nga çdo person që jeton në Shqipëri dhe për këtë ka një ligj e një penalitet. Në qoftë se një person nuk i përgjigjet këtij pyetësori, atëherë dënohet me gjobë dhe ka detyrimin ligjor të përballet me gjyqin”, mësohet nga burime të INSTAT-it.
Ky institucion do të vendosë gjithashtu edhe një numër jeshil në dispozicion të personave të cilët për arsye të migrimit të përkohshëm nga banesat e tyre nuk mund të plotësojnë formularin.
Janë gjithsej 15 mijë persona të cilët do të angazhohen në procesin e regjistrimit të popullsisë. “Ne jemi të hapur për çdo anketues që plotëson kriteret tona. Kemi bërë gati termat e referencës dhe çdo person që plotëson kriteret të cilat ne kemi përcaktuar, mund të jetë staf i mundshëm për anketuesit”, tha drejtori i INSTAT-it, Ines Nurja.
Në mesin e muajit shtator do të përfundojë edhe përzgjedhja e kontigjentit që do të angazhohet në regjistrimin e popullsisë.
/Start/E. B/
2011-08-15 18:48