KShH: Minatorët në rrezik, të gjendet një zgjidhje

“KShh e konsideron grevën të ligjshme dhe apelon për vëmendje të veçantë jo vetëm në trajtimin e saj, por sidomos për zgjidhjen me dialog serioz dhe transparent të kërkesave të tyre”, thuhet në një reagim të bërë sot nga KShH-ja.
“Minatorët dhe protestuesit në mbështetje të tyre kanë bërë publike kërkesat që janë kryesisht të natyrës ekonomike dhe shëndetësore. Ngjarjet në këtë minierë nuk janë as të rastit dhe as spontane. Ato kanë historikun e tyre: të keqtrajtimit, të mungesës së sigurimit në punë, keqësimit të gjendjes shëndetësore deri edhe në aksidentet me pasoja vdekjeje”.
Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kërkesat e minatorëve për dialog janë zvarritur nga kompania ACR, prandaj apelohet për zgjidhje të shpejtë, pasi jeta e tyre sipas KShH-së, është në rrezik.
“KShH mendon se dialogu midis palëve është zvarritur. Në këtë drejtim kanë ndikuar negativisht edhe deklaratat e drejtuesve të kompanisë koncesionare për të përjashtuar nga bisedimet përfaqësuesit e ligjshëm të sindikatave dhe për me keq akoma, duke i cilësuar ata edhe si kriminelë. KShH në mënyrë të veçantë shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen shëndetësore të minatorëve grevistë që, sipas deklaratave të personelit shëndetësor, çdo ditë po keqësohen”, nënvizon KShH.
Komiteti i bën apel edhe shtetit të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të garantuar jetën e shtetasve të vet dhe fill pas kësaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të imponojnë sigurimin dhe kushte të përshatshme për punë.
“Nënvlerësimi apo zvarritja e mëtejshme e këtij problemi mund të shoqërohet me pasoja të rënda. KShH bën thirrje për dialog jo formal, por konkret dhe efektiv. Kjo, veç të tjerave, do të parandalonte edhe shkatërrimin e vetë minierës që është një nga pasuritë më të mëdha kombëtare“, theksohet në deklaratë.
/Start/E.B/
2011-08-15 18:29