E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, nuk paguante dot kredinë, vetëvaret 65-vjeçari

Gazeta Shqip

VetevarjeProblemet financiare dyshohet se kanë çuar një 65-vjeçar nga Devolli drejt vetëvrasjes. Burimet policore sqarojnë se S.H., 65 vjeç, banues i fshatit Ponçarë, të Devollit është gjetur i vetëvarur nga familjarët në një plevicë pranë shtëpisë.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mësohet se ai vuante nga depresioni. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se 65-vjeçari kishte marrë një kredi dhe nuk kishte mundësi ta shlyente.

10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Devoll, nuk paguante dot kredinë, vetëvaret 65-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›